25 vite nga 11 Shtatori, Trump nuk do të marrë pjesë në ceremoninë në Nju Jork: Do të shkoj në… 30/08 22:55
Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, konfirmoi 15 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia në vend ka shkuar në 59.
“Në 24 orët e fundit kemi rezultatet e 5.035 testeve. 561 janë diagnostikuar, 15 pacientë kanë humbur jetën”, tha Koca në një njoftim në Twitter.
“Deri më sot kemi humbur 59 pacientë. Numri i përgjithsëm i pacientëve është 2.433. Shifrat nuk e shprehin dhimbjen për humbjet dhe shqetësimin. Të përpiqemi të jetojmë me zero rrezik. Masat na lidhin me jetën”, ka shtuar ministri turk./AA
Top Channel