Greqi/ Shkon në 23 numri i viktimave nga CoVid-19
26/03/2020 09:43
Ka shkuar në 23 numri i viktimave nga Covid-19 në Greqinë fqinje.
Listës iu shtua një ushtarak 46 vjeç ,i cili humbi jetën në spitalin e Aleksandrupolit në veri lindje të vendit.
Vlen të përmendet se 46 vjeçari nuk vuante nga ndonjë sëmundje tjetër.
Deri më tani në Greqi raportohet për 821 të prekur.
Top Channel
Nuk kishin prekur as topin! Goli më i shpejtë i Botërorit lë pa fjalë tifozët, mjaftuan 71 sekonda lojë.