4 raste të reja me CoVid-19 në Fier, punonjëse të degës së Thesarit/ Pritet bllokim i procedurave të pagesave

26/03/2020 12:24

4 raste të reja me CoVid-19 janë regjistruar në Fier.

Top Channel mëson se bëhet fjalë për nënpunëset e degës së Thesarit që ishin në karantinë prej 12 ditësh.

Kolegu i tyre u konfirmua pozitiv me covid 19 tre ditë me parë. Të infektuarit janë në banesat e tyre duke marrë trajtimin mjekësor.

Sot i bëhet tamponi edhe një tjetër nënpunëseje e cila ka shfaqur simptomat e Covid 19. E gjithë zyra me 6 nënpunës.

Pritet të ketë bllokim të procedurave të pagesave, ndërkohë kërkohet ndërhyrje nga Ministria e Financave për të zëvendësuar nënpunësit e sëmurë.

Top Channel