Një total prej 67 priftërinjsh italianë të prekur nga koronavirusi i ri, kanë humbur jetën që kur pandemia mbërriti në vendin fqinj, muajin e kaluar.

Më i riu në listën e gazetës Avvenire, e lidhur me kishën katolike, ishte i moshës 53 vjeç.

“Priftërinjtë sëmurën dhe vdesin si kushdo tjetër, ndoshta edhe më shumë se të tjerët”, shkruan Avvenire.

Gazeta nënvizon se 22 prej këtyre viktimave janë regjistruar në diqezën e Bergamos, në zemër të epidemisë në Itali, jo shumë larg qendrës financiare, Milanos.

Vetë papa Francezku, i ka kërkuar priftërinjve të marrin kurajon dhe të dalin, të shikojnë dhe takojnë të sëmurët”, kur pandemia po merrte fuqi në vend, më 10 mars.

Top Channel