05:34
Trëndafili shkëmbor/ Bima e duhur për pastrimin e trupit
Trëndafili shkëmbor, një bimë e lashtë mjekësore i është rikthyer famës. Kjo bimë, e cila konsumohet si çaj, është tre herë më e shëndetshme se çaji jeshil, duke mbrojtur qelizat nga plakja e parakohshme, eliminuar metalet e rënda nga organizmi, madje duke luftuar edhe aknet dhe problemet me lëkurën. Në Shqipëri, trëndafili shkëmbor gjendet kryesisht në zonat e Jugut dhe Juglindjes dhe mbart emrin botanik Cistus Incanus.