Në Gjermani, Bayerni i Mynihut vuajti për të fituar sfidën ndaj Wolfsburgut.

Në fakt sfida e zhvilluar në Allianz Arena përfundoi me rezultatin 2-0 për bavarezët dhe të dy golat u shënuan në minutat e fundit kur të gjithë po mendonin se sfida po shkonte drejt barazimit 0-0.

18 vjecari Zirkzee dhe Gnabry ishin ata që i dhanë këtë fitore Bayernit që e mbyll fazën e parë në vendin e tretë, ndërkohë që titullin e kampionit të dimrit e hipotekoi Leipzig pas fitores 3-1 me Augsburg.

Top Channel