Genc Fuga do zgjidhte 5 ditë vetëm me Eni Janin nga 7 ditë që ka java, pa fëmijët

21/12/2019 22:12

Aktori i njohur shqiptar Genc Fuga ishte i ftuar në “Shiko Kush Luan”.

Tepër sportiv Genci u bë pjesë e lojërave të ndryshme duke dhënë përgjigje që shkaktuan të qeshura te publiku.

Gjatë lojës me koshin aktori u pyet se sa herë në javë do donte të ishte vetëm me bashkëshorten, Enin pa vajzat nëpër shtëpi.
Me shumë humor ai u përgjigj:

”5 ditë po njëher, nga shtatë ditë që ka java”.

Kujtojmë se Genci prej vitesh është i martuar me aktoren Eni Janin dhe së bashku kanë 2 vajza të quajtura Stina dhe Ajër.

Top Channel