1.2 miliard euro do të jepen nga Bashkimi Evropian per zbatimin e marreveshjeve të arritura nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në kuadër të “MiniShengenit”.

Ky zhvillim u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama në konferencën në Tiranë, në krah të liderëve të shteteve ballkanike.

Rama theksoi se “këto fonde nuk janë kredi, por janë grante”, duke shtuar se nisma po sjell vetëm të mira për të gjitha shtetet dhe se nuk favorizon asnjë shtet në veçanti në dëm të një shteti tjetër.

Kryeministri tha se edhe levizja e lirë në të treja vendet të shtetasve që vijnë nga vende të tjera do të ndihmojë kryesisht në rritjet e turizmit.

  Rama sërish mesazh Kosovës: Refuzimi i “MiniShengenit” po ju dëmton

  Tërmeti/ Vuçiç: Serbia do të jetë një nga donatorët më të mëdhenj për Shqipërinë

Top Channel