Shpërthen aktori shqiptar: Nuk kam para as për të blerë shtëpi, ato që nxjerrin b*thën në “Instagram” i kanë të gjitha!

21/12/2019 17:51

Këtë të shtunë, aktori i njohur Visjan Ukcenaj ka qenë i ftuar në “Një ditë me Dojnën” në Pop Culture.

Ai ka folur për karrierën e tij ku ka treguar se e do shumë profesionin e tij ndonse nuk është fitimprurës. Autorja dhe moderatorja Dojna Mema e ka pyetur Visjanin se sa para fiton.

“Me thënë të drejtën jam shumë i pasur, jam ndër njerëzit më të pasur që njoh sepse kam një djalë të shëndosh si drita, kam partneren dhe jam shumë i lumtur me familjen time.

Bëj një jetë shumë normale, pasuria ime e vetme është familja, s’kam asnjë pasuri tjetër. Praktikisht nga ana monetare mund të them edhe që jam i varfër.”-ka treguar ai.

Më tej është ngacmuar nga Dojna për faktin se për njerëzit e ekranit thuhet që janë të pasur, madje shohim shumë vajza me makinat e fundit.

“Si ka mundësi more plak unë kam gjithë jetën që punoj, jam lodhur kam bërë 2-3 punë dhe s’kam mundësi të ble një shtëpi, një makinë luksoze, si ka mundësi dikush që s’ka bërë asgjë në jetë ka nxjerrë b*thën në Instagram ka makina ka çdo gjë. Kjo me irriton sepse shikon në fund të muajit je aty ku ishe, je gropë prapë.”- ka përfunduar aktori.

Top Channel