Barcelona e mbylli me fitore vitin 2019 dhe ruan pathyeshmërinë në Camp Nou.

Skuadra katalanase mundi në sfidën e javës së 18, Deportivo Alaves 4-1 dhe i shkëputet për momentin me 3 pikë Realit të Madridit.

Antuan Grizman hapi serinë e golave për Barcelonën, që u shoqërua nga ai i Vidal në fundin e pjesës së parë.

Alaves i trembi për një moment katalanasit kur shkurtoi në 2-1 rezultatin me Pons. por Messi dhe më pas Suarez me 11 metërsh rikthyen qetësinë teksa vulosën shifrat në 4-1.

Sevilla nuk gaboi në tranfertën e saj në fushën e mallorcas të cilën e mundi 2-0 Diego Carlos dhe Ever Banega fiksuan rezultatin 2-0 për Sevillan, ndërkohë që e afruan mallorcën me zonën e rënies nga kategoria

Top Channel