Pas festivalit të 58, flet Kozeta Kurti: Nuk kam gjë me artistët, tekstet shqiptare janë të tmerrshëm!

21/12/2019 17:47

Kozeta Kurti është ndër të paktët persona që flasin dhe shprehin hapur mendimet e tyre përsa i përket çështjeve të ndryshme aktuale.

E ftuar në Pop Culture, Kozeta ka folur për festivalin e 58-te në RTSH si dhe ka dhënë mendimin e saj për muzikën në shqipëri.

Ajo është pyetur nga Kilda Hysenbegasi, nëse në festival ka konkurruar ndonjë këngëtar që nuk duhet të ishte aty dhe Kozeta është shprehur:

“Nuk kam asnjë problem me këngët pjesëmarrëse, as me zhaneret. Problemi im ka qenë, vazhdon dhe do të mbesi përjetësisht problemi i teksteve. Unë e di që kjo do pritet edhe ja ça thotë Kozeta Kurti për portalet, por tekstet janë të tmerrshme, të frikshme domethënë nuk di ç’të them. Ma gjeni ju lutem një këngë dashurie të viteve të fundit që ti ti thuash një njeriu të dua. Unë po përdora një nga ato këngët për ti thënë dikujt të dua, mua nuk më hoqi vizin, por më derdhi bojën e stilografit sipër dhe thotë kjo gocë ka mbaru punë”.

Nëpërmjet kësaj Kozeta ka dashur të tregojë që tekstet janë problem në të gjithë zhanerat muzkor, pa bërë dallime.

Top Channel