Basha: Gjuha e urrejtjes ndaj institucioneve të Kosovës është akt i denjë vetëm për një si Edi Rama!

21/12/2019 16:34

Kreu i PD, Lulzim Basha me anë të një statusi në twitter ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për mungesën e Kosovës në tryezën e minishengenit.

“Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj. Koha e vasalitetit të autokratit të korruptuar të Tiranës ndaj armiqve dhe kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës do të marrë fund shumë shpejt!”, shkruan Basha.

  Rama flet sërish për Kosovën: Mungon në tryezë sepse ka hyrë në një rrugë qorre!

Postimi i Bashës

Dënoj sulmin rrugaçëror të Edi Ramës kundër liderëve politikë të Kosovës dhe shpreh ndjesë në emër të çdo shqiptari për këtë akt të papranueshëm! Gjuha e urrejtjes ndaj institucioneve të Kosovës është akt i denjë vetëm për një peng të antishqiptarizmit si Edi Rama!
Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj. Koha e vasalitetit të autokratit të korruptuar të Tiranës ndaj armiqve dhe kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës do të marrë fund shumë shpejt!

Top Channel