Kozeta Kurti: Nuk kam dashur të jem çerri që blen byrek, vajzat sot gjurmojnë shampanjat me fishekzjarrë!

21/12/2019 17:46

Kozeta Kurti ka qenë e ftuar sot në emisionin Pop Culture në Top Channel.

Gjatë bisedës gazetarja Kilda Hysenbegasi i ka kërkuar një krahasim mes djemve në vitet 90’ dhe atyre sot.

Nisur nga kjo Kozeta ka rrëfyer një histori nga rinia e saj.

“Kisha qejf një djalë që lexonte, shkruante bukur. Ishte më i madh se unë dhe përpiqesha të kapja atë që mos ndihesha inferiore, pra nuk doja të isha çerri që e çojnë të blej byrek. Ndërsa sot gara nuk bëhet kështu, bëhet ca çelsash kemi, ca telefoni kemi, ca ore kemi. Ky është koncepti për elitat sot. Në momentin që ndryshon koncepti për elitat ndryshon dhe për shoqërinë, pra sot nuk gjëmon më atë njeriun që fliste bukur që të dedikohej, por gjëmon kush ka më shumë fishekzjarre tek shishet e shampanjës, nëpër klubet e natës. Ky është ndryshimi”.

Duke treguar se në këtë mënyrë kanë ndryshuar brezat.

Top Channel