Një festë e vërtetë në “Shiko Kush LUAN” e gjitha kjo shoqërohet me humor dhe energji të mirë

21/12/2019 17:44

Atmosferën e festave po e ndiejmë kudo, e nuk kishte si të mungonte as në “Shiko Kush LUAN”. Gjithçka e menduar me detaje për të dhuruar një puntatë krejt ndryshe për këtë të shtunë.

Studio e dekoruar enkas për festat e fundvitit, humor, argëtim, spektakël, e si gjithmonë nuk do të mungojnë lojërat mes personazheve, që sjellin sa të qeshura, aq dhe zbulojnë detaje nga jeta personale e tyre. Renis Gjoka, Rozi Kostani, Genci Fuga, Mihrije Braha, Naim Abazi e Grupi TNT do të jenë protagonistët e kësaj të shtune, ndërsa vihet re se secili prej tyre ka jo pak për t’i treguar publikut.

Ashtu sikurse e ka përkshruar dhe vetë Luana Vjollca në promon e publikuar, kjo e shtunë do të sjellë një “festë të çmendur”, që do të përcjellë gjithë energjinë pozitive që nevojitet në këtë prag fundviti. E për këtë të fundit, sigurohen më së miri jo vetëm Luana, por edhe Fifi dhe kapitenët e skudrave, Flori dhe Rezi. Në orën 21:00, vështirë se do të ndahemi nga ekrani…!

Top Channel