Ngjarje “horror”, gruaja përplas me makinë të miturën sepse ishte meksikane

21/12/2019 14:03

Racizmi ekziston edhe në shtetin e konsideruar si më liberalja e botës Amerika. Nicole Marie Pool nga Shtetet e Bashkuara, është paditur për tentativë vrasjeje, pasi pranoi përpara policisë se kishte goditur qëllimisht me makinë një adoleshente sepse dukej si “meksikane”.

14 vjeçarja në ato momente ka qenë duke shkuar në shkollë dhe nga përplasja ka marrë plagë të shumta në të gjithë trupin por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nicole pasi goditi të miturën u largua me shpejtësi nga vendngjarja, por efektivët e policisë mundën që ta arrestonin vetëm 15 minuta më pas, me ndihmë të dëshmive të kalimtarëve që kishin parë të gjithë ngjarjen.

Në një konferencë për shtyp shefi i policisë lokale, Michael Venema, u shpreh shumë i tronditur nga rrëfimi i Pool, e cila e kishte pranuar fajin dhe përpara trupit gjykues kishte filluar të thurte fjalë ofenduese për latino-amerikanët.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel