Rinoplastika speciale/ Procedura pa përdorur thikën nis aplikimin në spitalin Amerikan 2

21/12/2019 16:24

Dr. Milos Kovacevic është kirurgu i famshëm plastik i specializuar për rinoplastike, rimodelimin e hundës..

Me më shumë se 20 vite përvojë ai ka trajtuar mbi 5000 raste, Rinoplastikë pa thyer asnjë kockë të hundës. kirurgu plastik gjerman me famë ndërkombëtare, do të ofrojë shërbimet e tij pranë Spitalit Amerikan 3. I përkushtuar ekskluzivisht ndaj Rinoplastikës, Dr Kovacevic ka zhvilluar dhe përmirësuar teknikën më moderne “Piezo”, falë së cilës pacienti mund të gëzojë një hundë funksionale, estetike dhe natyrale pa thyer asnjë kockë të këtij organi gjatë ndërhyrjes por mbi te gjitha pa krijuar pas operacionit nxirje te syve.

“Jam specializuar vetëm ne një gjë, rinoplastike dhe fokusohem te rimodelimi i hundës, nisa të mësoja rreth këtij operacioni ne gjermani megjithatë nuk më pëlqenin metodat që përdoreshin ndaj vendosa të takoja disa doktorë që tani i kam miq në Cikago dhe aty mësova që e rëndësishme nuk është ti kushtosh kohë reklamimit në internet të punës tënde por të kalosh kohë duke mësuar metoda të reja në mënyrë që të jesh sa më koherent. Jam pjesëtar i një grupi ndërkombëtar me 10 doktorë nga vende të ndryshme të globit dhe jemi përpjekur të krijojmë metodën e re të ndërhyrjes në hundë. Ne krijuam atë që quhet operim pa përdorur thikën, çka do të thotë të mos e hapësh hundën por thjesht të ndryshosh formën e saj pa prerje. Këtë do kryejmë në spitalin amerikan 2, ne bashkëpunim me kirurgen plastike Rezarta Kapaj”, shprehet Dr. Milos Kovacevic.

Qendra e rimodelimit te hundës ne spitalin amerikan 2 e përbërë nga kirurge plastike ndërkombëtare dhe vendas ofron eksperiencën me te mirë për këtë ndërhyrje ndaj edhe doktori Kovacevic është i gatshëm te prese këdo qe kërkon te mësoje me tepër rreth metodave me modern te rinoplastikës.

Top Channel