E premte, 27 Dhjetor 2019
09:35
Mjekët kërkojnë rrugën për pavdekësinë: Dihet kur do të bëhet transplantimi i parë i kokës

Transplantimi i parë i kokës njerëzore mund të bëhet që në dekadën tjetër. Këtë e pohojnë ish-kirurgu neurokirurg, profesor i Universitetit Hall dhe anëtar i Organizatës Kombëtare të Shëndetit në Britaninë e Madhe Bruce Matthew.

09:31
Akuza si ndëshkues gjatë komunizmit, KLP në krah të Krajës: Është verifikuar dhe ka kaluar me sukses

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka dalë sot në krah Arben Krajës, kryeprokuror i Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK), pas akuzave që janë lëshuar së fundmi në publik mbi të kaluarën e tij si hetues në periudhën e komunizmit.

09:21
Blen një orë të vjetër, nuk e besonte atë që gjeti brenda saj

Një burrë nga Aurich i Gjermanisë bleu një orë muri në treg, por kur e solli në shtëpi atë e priti një befasi.

09:15
Orteku godet një qendër të skive në Zvicër, dy të lënduar

Dy persona u lënduan kur një ortek goditi një qendër të njohur të skive pranë qytetit zviceran Andermatt.

09:09
“Libia do të kërkojë zyrtarisht mbështetje ushtarake nga Turqia”

Ministri i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) si përfaqësues legjitim i Libisë, Fathi Bashagha, ka njoftuar se për të kundërshtuar forcat mercenare të Khalifa Haftar-it, i cili u ka hapur baza ajrore shteteve të huaja, do të kërkojë zyrtarisht mbështetje ushtarake nga Turqia, raporton Anadolu Agency (AA).

09:00
Telefonata në sallën operative, çon në pranga grabitësin në Fier

Bashkëpunimi i Policisë së Fierit me komunitetin ka vënë në pranga 37 vjeçarin që po vidhte një banesë në lagjen “8 Shkurti”.

08:54
Ruçi uron dhe fton Konjufcën në vizitë zyrtare në Shqipëri

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka uruar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, me rastin e zgjedhjes në këtë post.

08:50
E provoi të kalojë në port me dokumenta false bullgare, shtetasi kosovar bie në pranga

Specialistët kundër krimit ekonomik dhe financiar në Drejtorinë Vendore Durrës kanë arrestuar në flagrancë një shtetas.

08:44
Rama i rikthehet “anti-shpifjes”: Infektojnë shpirtin

“Shpifjet nuk janë vetëm djallëzore në vetvete, po infektojnë shpirtin me djallëzi’, shkruan Rama në faqen e tij në Facebook duke citur Sokratin.

08:39
Rrëzimi i avionit/ Rritet bilanci, shkon në 15 numri i viktimave, pamjet

Një avion me pothuajse 100 persona në bord është rrëzuar në Kazakistan, duke i marrë jetën të paktën 15 prej tyre, por bilanci i jetëve të humbura është ende provizor. Zyrtarët flasin për 66 vetë të dërguar në spital, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike për jetën.

08:31
Rusia, Irani dhe Kina stërvitje të përbashkëta detare

Kina, Irani dhe Rusia pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta detare në mesin e tensioneve mes Teheranit dhe Uashingtonit.

08:29
Deutsche Welle: Nuk është zgjidhje pranimi i të gjithë refugjatëve

Kërkesa e kreut të Të Gjelbërve gjermanë, Robert Habeck që Gjermania të pranojë disa mijëra refugjatë minorenë nga Greqia nuk e zgjidh problemin, por në plan afatgjatë do ta përkeqësonte atë, mendon Christoph Hasselbach.

07:35
Fundjavë e acartë, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

07:01
Sekretet e çmuara të luleve të hudhrës, si t’i zgjidhni dhe përdorni

Kërcejtë e njomë të luleve të hudhrës janë një pjesë mjaft e këndshme e gjithë bimës që shërbejnë jo vetëm për zbukurim të buqetave të ndryshme por edhe për receta të ndryshme gatimi. Shija e tyre ashtu siç mund ta kuptoni nga emri është e njëjtë me hudhrën. Nëse këta kërcej i prisni kur janë të njomë dhe të butë mund t’i përfshini në sallata ose në salca në të njëjtën mënyrë si barishtet e qepëve të njoma.

06:46
Kura 5 ditore me mjaltë dhe hudhra/ Efekte të forta në organizëm

Kohët e fundit, jeta është bërë shumë e shpejtë, ashtu si ushqimet. Ky ritëm është shkaktar i shumë sëmundjeve të rrezikshme siç është diabeti, mbipesha, problemet me tretjen e të tjera. Regjimet e shëndetshme ushqimore janë kthyer në një mënyrë efikase për ta ushqyer trupin me vitamina e minerale. Hudhra dhe mjalti janë dy përbërës të rëndësishëm të mjekësisë popullore për të trajtuar sëmundje e çrregullime.

06:11
Po provonin të kalonin kanalin e La Manchit, policia kap më shumë se 60 refugjatë

Një aksion i Forcave Kufitare dhe policisë bëri të mundur kapjen e më shumë se 60 refugjatëve që po përpiqeshin të kalonin kanalin e La Manchit që lidh Francën me Britaninë e Madhe.

05:38
Rrëzohet avioni me 100 persona në bord, 9 të vdekur deri tani

Një aeroplan me 100 njerëz në bord është rrëzuar në Kazakistan, duke vrarë të paktën nëntë njerëz, thonë zyrtarët.

04:46
Trump paralajmëron Rusinë, Iranin dhe Sirinë kundër vrasjeve të civilëve në Idlib

Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar të enjten Rusinë, Sirinë dhe Iranin kundër vrasjeve të civilëve në provincën Idlib të Sirisë dhe ka thënë se Turqia është duke punuar shumë që të ndalë “masakrën”.

03:39
OBSH: Burrat po pijnë më pak duhan

Për herë të parë, pirja e duhanit tek meshkujt ka shënuar rënie, një zhvendosje kjo në epideminë globale që ka sjellë pasoja në jetët e dhjetëra miliona njerëzve përgjatë dekadave. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Mariama Diallo sjell hollësi mbi një raport të Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi këtë zhvillim të ri.

02:40
Të lodhur nga Brexit? Australia, ejani këyu tek ne

Kylie Minogue, është imazhi i fushatës së re publicitare të turizmit australian, një fushatë kjo 15 milionë dollarëshe, e lançuar pikërisht ditën e Krishtlindjes dhe që i drejtohet veçanërisht publikut britanik.

02:04
Haradinaj: Kujdes rusët, policia të jetë vigjilente, kanë shtuar lëvizjet në Kosovë

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj kërkon që policia atje të jenë më vigjilente ndaj lëvizjeve të shpeshta të shtetasve ruse.

01:25
Letra për Kenedin: Ju lutem shpëtoni babagjyshin

Në 1961, në zemër të luftës së ftohtë, Bashkimi Sovjetik planifikon të testojë një bombë bërthamore duke e hedhur në qarkun polar arktik. Presidenti i Shteteve të bashkuara John F Kenedi, merr një letër nga Michelle Rochon, 8 vjeç, nga Micigani.

00:37
Si ndryshon Milani me mbërritjen e Zlatanit, Pioli me disa ide në kokë

Në pritje të nënshkrimit me Zlatan Ibrahimovicin, trajneri i Milanit, Stefano Pioli, po studion disa skema taktike me gjigantin suedez në formacion.

E enjte, 26 Dhjetor 2019
23:30
Henri Çili në Open: Diferenë e vogël në vota, kërkesat e LDK-së janë të arsyeshme

Henri Çili foli në Open në Top Channel për koalicionin mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së. Sipas botuesit të gazetës Liberale kërkesat e LDK-së qëndrojnë dhe janë të arsyeshme.

23:06
Liverpool ‘shkërmoq’ Leicesterin, +13 nga vendi i dytë

Liverpool ka mposhtur Leicester City me rezultatin 0-4 duke u shkëputur 13 pikë larg vendit të dytë dhe për më tepër kanë një ndeshje më pak të luajtur.

22:53
I ngordhi qeni për Krishtlindje, Mourinho nuk i mban lotët

Jose Mourinho njihet si trajner që komandon me dorë të hekurt, shpeshherë bëhet edhe arrogant, por edhe ai ka pikat e tij të dobëta. Para sfidave të “Boxing Day”, i intervistuar nga gazetari Jim Rosenthal, portugezi nuk i përmbajti lotët kur u pyet se si e kishte kaluar “Krishtlindjen”.

22:45
Parashikimi i Bushatit në Open: 2020 do të jetë si 97-ta

A ishte 2019 një vit të mbrapshtë për shqiptarët? Kjo ishte pyetja që u shtrua për të ftuarit në Open në Top Channel.

22:30
Bushati në Open: Albin Kurti është i dënuar të sjellë ndryshim

Andi Bushati u shpreh shumë i ashpër më LDK-në, duke e akuzuar atë për ndryshimin e “fytyrës”.

22:17
Abazi në Open: I kërkojmë Isa Mustafës të mbajë fjalën e dhënë

Bojken Abazi, drejtues ekzekutiv, Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë tha në Open në Top Channel se VV ka bërë mjaftueshëm lëshime që LDK të pranojë qeverisjen me ta.

22:11
Foto/ Reshjet e borës veshin Korçën me të bardha

Reshjet e dëborës kanë nisur të zbardhin Voskopojën, Dardhën dhe disa zona të tjera të Korçës.

21:58
Kosova/ Milo në Open: Qeveria e re nuk do të ketë jetëgjatësi, ja pse

Ish-Ministri i Jashtëm Paskal Milo, i ftuar sonte në Open në Top Channel ka zbardhur skenarët e mundshëm për situatën politike në Kosovë.

21:54
Firminho nuk din të ndalet, Liverpool e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Leister

Ka përfunduar me rezultatin 0-1 pjesa e parë midis Leicester dhe Liverpool e cila është e vlefshme për javën e 19-të në Premier League.

21:52
‘Po ziheni për karrige’/ Debat mes drejtuesit të VV dhe Adri Nurellarit

Një debat i fortë u bë mes Adri Nurellarit dhe Bojken Abazit në Open në Top Channel teksa flitet për krijimin e koalicionit qeverisës në Kosovë.

21:48
15 rastet kur njerëzit kanë parë gjëra të çuditshme dhe janë tmerruar

Sytë tanë janë më të mirët për të mashtruar mendjen dhe mendja jonë shpesh i merr gjërat shumë seriozisht.

21:39
Filipine, 13 të vdekur nga tajfuni

Zyrtarët e emergjencave në Filipine thanë sot se tajfuni që goditi pjesën qendrore të vendit ditën e Krishtëlindjeve shkaktoi vdekjen e të paktën 13 personave.

21:33
Bojken Abazi akuza LDK-së në Open: Po synon udhëheqjen e qeverisë duke qenë e dyta

Bojken Abazi, drejtues ekzekutiv, Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë tha në Open në Top Channel se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës ishte diçka shumë e mirë për Kosovën.

21:15
“Elvanën e kisha mike të vjetër, më hoqi nga intagrami për një video me Arilenën”

Koreografi Tan Brama ka reaguar disa ditë pasi kanë shpërthyer polemikat pas ndarjes së çmimeve në Festivalin e 58 të Këngës.

20:52
“Djajtë e Kuq” dominojnë Newcastle, zona Champions më pranë

Manchester United vetëm 4 pikë larg zonës Champions. “Djajtë e Kuq” reaguan në mënyrën e duhur pas humbjes me Watfordin, duke ftuar 4-1 me përmbysje me Newcastle në “Old Trafford” dhe falë humbjes së Chelsea-t në fushën e Southmaptonit, e shohin më pranë vendin e katërt.

20:51
​Musliu e Kadriu i dërgojnë flamurin kombëtar Kurtit e Konjufcës teksa betoheshin

Një veprim interesant ka zgjuar vëmendje sot në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Në momentin që deputetët jepnin betimin, ishte Albulena Haxhiu, ajo që vendosi një flamur kombëtar, por jo edhe Albin Kurti e Glauk Konjufca.

20:43
Presidenti irakian kundërshton emërimin e al-Edanit për kryeministër

Presidenti irakian, Barham Salih ka refuzuar të shpallë të nominuarin për kryeministër, që mbështetet nga parlamenti iranian, duke thënë se më parë do të japë dorëheqje sesa të emërojë dikë në një pozitë, i cili më pas do të kundërshtohej nga protestuesit.

20:40
Fiks Fare/ Pallati horror në Krujë, banorët denoncuan në 2013: Prokuroria pushoi hetimet “me një ekspertim sipërfaqësor”

Një pallat 9 katësh i ndërtuar pa leje u shkatërrua nga tërmeti. Denoncimet e vazhdueshme të banorëve, që nga vitti 2013 e deri në ditët e sotme, në Bashkinë dhe Prokurorinë Krujë nuk u morën në konsideratë.

20:32
Deklarata e VV: LDK e paska shumë të vështirë të bashkëpunojë me të pakorruptuarit

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, pas zgjedhjes së kryetarit dhe nën kryetarit të kuvendit.

20:24
​Kurti: Zgjedhja e Konjufcës nuk ishte befasi, kalojmë të gjitha pengesat

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti nuk e ka quajtur befasi zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit nga radhët e kësaj partie në seancën e sotme konstituive.

20:20
Vëllai shqiptar i yllit britanik ekzekutohet para familjes

Misse Beqiri është njohur në Britani për pjesëmarrjen në emisionet “reality”.

19:58
Ibrahimovic rikthehet te Milani/ Është arritur marrëveshja mes klubit dhe bomberit suedez

Zllatan Ibrahimovic do të rikthehet të veshë fanelën e Milanit në kampionatin italian të futbollit, një futbollist me peshë pavarësisht moshës së madhe që pritet të elektrizojë tifozët dhe të inspirojë ekipin kuqezi.

19:55
Barinjtë që e drejtojnë kopenë nga ajri (Video)

Për disa fermerë në Zelandën e Re, Australi e Britani, drejtimi i kopeve dhe grumbullimi i tyre ka nisur të bëhet nga qielli.

19:38
“Shteti Islamik” vret 10 pengje të krishterë për Krishtlindje

10 pengje të krishterë, që mbaheshin nga terroristët e ISIS në Nigeri, janë vrarë ditën e Krishtlindjeve.

19:24
VIDEO/ Karburanti në flakë në Kombinat, pamje të frikshme

Një pikë karburanti është përfshirë nga flakët në Tiranë. Deri më tani raportohet se nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.

19:10
Tropojë/ Simboli i pajtimit të gjaqeve i jep fund jetës tragjikisht

U nda nga jeta në mënyrë tragjike misionai i pajtimit të gjaqeve në Tropojë Avdi Rexh Malaj.

19:09
Suarez “kafshon” sërish, rimartohet pas 10 vitesh

Pas 10 viteve martesë, Luis Suárez dhe Sofía Balbi rimartohen në një ceremoni intime që do të zhvillohet në Uruguaj. Të pranishëm do të jenë emra të rëndësishëm, ndër të cilët Leo Messi dhe Neymar.

19:04
Kryebashkiaku bebe në krye të lëvizjes anti-abort!

Charlie McMillan nuk është një zyrtar i zakonshëm lokal. Është vetëm shtatë muajsh dhe kryeson tani lëvizjen anti abort në Amerikë.

19:03
Tottenham mund Brighton/ Chelsea, dështimi 0-2 në shtëpi

Mes mureve të shtëpisë në atë që gjerësisht po cilësohet si stadiumi më i mirë në botë, Totenhem vuajti por në fund arriti të mundë Brajton 2-1 në kampionatin anglez të futbollit.

18:54
Armeni – Fillojnë hetimet për shitje dhe blerjen e foshnjeve

Suzan Patvakanian, ka kërkuar prej vitesh vajzën e saj që kur mjekët në Armeninë post-sovjetike e detyruan të hiqnin dorë nga foshnja e saj, rreth dy dekada më parë.

18:48
Letra për Kenedin: Ju lutem, shpëtoni babagjyshin

Në 1961, në zemër të luftës së ftohtë, bashkimi sovjetik planifikon të testojë një bombë bërthamore duke e hedhur në qarkun polar arktik.

18:45
Të lodhur nga Brexit/ Australia: Ejani këtu tek ne!

Kylie Minogue, është imazhi i fushatës së re publicitare të turizmit australian, një fushatë kjo 15 milionë dollarëshe, e lancuar pikërisht ditën e krishtlindjes dhe që i drejtohet veçanërisht publikut britanik.

18:35
Ra nga makina dhe prindërit nuk e panë, flet mjeku: Ja gjendja e 5-vjeçarit

Mjeku i spitalit të Shkodrës, Astrit Lahi ka dhënë detaje për gjendjen e fëmijës i cili u kishte rënë nga dritarja e makinës prindërve.

18:28
Jennifer Lopez zbulon sekretin e fytyrës së saj rrezatuese

Shumë e kanë zili lëkurën rrezatuese të aktores pesëdhjetëvjeçare dhe ajo thotë se sekreti i lëkurës së saj është para së gjithash një gjumë i mirë dhe cilësorë.

18:23
Lindsey Vonn i propozon martesë të dashurin e saj për Krishtlindje

Skiatorja amerikane Lindsey Vonn ka fituar në këtë Krishtlindje kur bëhet fjalë për “dhuratat e famshme”.

18:16
Basha për reformën zgjedhore: Shumë shpejt gati projekt ligjet

Në takimin e tij me Kolegjin e kryetarëve, kreu i PD, Lulzima Basha foli edhe për reformën zgjedhore dhe zgjedhjet e parakohshme.

18:16
27.3 milionë USD nga AlbChrome në Bulqizë, hapet pusi nr 9, investimi më i madh në sektorin minerar në Shqipëri

Me investime që kapin vlerën 27.3 milionë USD, AlbChrome, ka shënuar një rekord investimesh për vitin 2019 në minierën e Bulqizës, që administrohet nga kompania.

18:13
Kostituimi i Kuvendit të Kosovës, reagon ambasada Amerikane

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë ka reaguar për zgjedhjen e Glauk Konjufca si kryetar i Kuvendit të Kosovës.

18:10
Google me risinë e radhës që lejon zmadhimin e videove

Google Photos është një nga mënyrat më të mira për të ruajtur imazhet në Cloud, të cilat kjo kompani po i përmirëson vazhdimisht me veçori të reja.

18:08
Veseli: Dita e sotme t’i hapë rrugë krijimit të qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka udhëhequr Kuvendin e Kosovës gjatë legjislaturës së fundit, tha sot që konstituimi i Kuvendit duhet t’u hapë rrugë formimit të Qeverisë së Kosovës.

18:07
Zhgënjen Chelsea dhe Arsenal, Tottenham vetëm 3 pikë larg Champions

Chelsea ka zhgënjyer në ndeshjen e fundit përballë Southampton duke u mposhtur me rezultatin 0-2 në shtëpi.

18:02
Djali i paprekshëm i El Çapos bën Robin Hudin për Krishtlindje

Djali i El Çapos ka organizuar festa për banorët në Sinaloa, duke u ofruar darkë falas dhe plot 36 makina.

18:02
E rëndë në Shkodër, fëmija 5-vjeç bie nga makina dhe plagoset. Prindërit nuk e vënë re, e gjetën kalimtarët

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër mbrëmjen e sotme.

18:00
Konstituohet Kuvendi i Kosovës – s’ka marrëveshje për koalicion

Deputetët e Kuvendit të Kosovës dhanë betimin dhe zgjodhën kryetarin e ri dhe kryesinë. Por Kuvendi u konstituua pa marrëveshje koalicioni ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së.

17:56
Ronaldo zgjedh golin më të bukur në karrierë, juventinëve u ‘djeg’ disi

Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetaren italiane të DAZN, Diletta Leotta, ku ka folur për gjithçka, Championsin, Serinë A dhe të ardhmen.

17:53
Policia malazeze ndalon marshin opozitar për projektligjin rreth pronave të kishës

Policia malazeze ka bllokuar të enjten qendrën e Podgoricës për të parandaluar protestat nga opozita pro-serbe kundër një ligji të propozuar për pronat dhe komunitetet fetare.

17:42
Basha: Kriminale që banorët pas një muaji nga tërmeti s’kanë marrë asnjë ndihmë

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbledhur Kolegjin e kryetareve, ku po diskutohet situata post tërmetit dhe kriza politike në vend.

17:39
Mitsubishi do të ndalojë zhvillimin e motorëve me naftë

Prodhuesi i makinave japoneze do të ndalojë zhvillimin e motorëve të rinj me naftë deri në fund të vitit 2021, raporton sot Nikkei Asian Review.

17:34
Ish-i dashuri i Pamela Anderson ngacmon moderatoren shqiptare: Më kërkoi një …

Gazetarja simpatike e sportit, Sabina Mete, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku ndau me ndjekësit shumë incidente dhe situata të sikletshme që i kishin ndodhur gjatë raportimit live dhe jo vetëm.

17:19
“Nuk e zgjodhëm ne këtë”, ekspozita me vepra nga refugjatët e kampeve

Londra do të mirëpresë një ekpspozitë në Janar, ku do të shfaqen vepra të realizuara nga anëtarë të kampit Moria, në ishullin grek të Lesbosit.

17:19
Thaçi: Të zgjedhurit e popullit, t’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë për krijimin e institucioneve

Presidenti Hashim Thaçi ka uruar në facebook deputetët e Legjislaturës së Shtatë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

17:15
Top Talk: Spartak Ngjela sulmon ashpër Minishengenin Ballkanik dhe Kryeministrin Rama

Ditën e sotme në Top Talk me Denis Dyrnjanë ka qenë i ftuar avokat Spartak Ngjela i cili ka folur në lidhje me situatën politike në Kosovë si dhe për mini-Shengenin.

17:08
10 selfiet më të famshëm të vitit 2019

Ne jemi mësuar me të famshmit që duken joshës në TV dhe kopertinat e bukura të revistave. Por është viti 2019 dhe shumica e tyre kanë media sociale tani që do të thotë se ata marrin dhe postojnë selfie ashtu si njerëzit e thjeshtë.

17:05
KED i çon Kuvendit listën e kandidatëve për ILD-në

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka përcjellë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të ushtruar kompetencën e zgjedhjes së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë brenda 30 ditëve nga dorëzimi i akteve Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të Lejuar për Inspektor i Lartë i Drejtësisë.

17:03
Rasti i çuditshëm i zhytësit që iu ënjt trupi pasi doli nga uji

Gjëja që i tremb më shumë zhytësit e thellësive të mëdha, nuk janë krijesat misterioze nënujore, por dekompresimi.

16:59
Ngjela në Top Talk: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani e ardhmja politike në Kosovë, Mustafa Titist

Ditën e sotme në Top Talk me Denis Dyrnjanë ka qenë i ftuar avokat Spartak Ngjela i cili ka folur në lidhje me situatën politike në Kosovë.

16:50
Prishet matematika e koalicionit? Fjalimi i parë i Glauk Konjufcës si kryetar Kuvendi

Pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës dhe betimit të deputetëve për legjislaturën e shtatë të Kuvendit, kryetari i sapozgjedhur, Glauk Konjufca ka folur para deputetëve.

16:39
Policia shqiptare dhe angleze operacion anti kanabis, arrestohen dy të rinj shqiptarë (emrat)

Një operacion i zhvilluar në Angli nga Derbyshire Police në bashkëpunim dhe me asistencën e Policisë shqiptare goditën një grup të strukturuar kriminal, në fushën e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

16:31
Të strehuar në hotele/ Banorët e pastrehë të Durrësit presin festat larg shtëpisë së tyre

Kolegia Vali Qyrfyci është një nga banoret e qytetit te Durrësit e cila u detyrua te lejoje larg shtëpisë se saj për shkak te dëmtimeve.

16:26
Emri/ Vrasja e dyfishtë në Londër akuza shqiptarit

Policia londineze ka ngritur akuza ndaj një shqiptari, për një vrasje të dyfishtë në kryeqytetin britanik.

16:23
Policia malazeze ndalon marshin opozitar për projektligjin rreth pronave të kishës

Policia malazeze ka bllokuar të enjten qendrën e Podgoricës për të parandaluar protestat nga opozita pro-serbe kundër një ligji të propozuar për pronat dhe komunitetet fetare.

16:20
Rama dhe Veliaj i dorëzojnë çelësin e banesës së re familjes Stafa në Picallë: Mbyllim rindërtimin e shtëpive të dëmtuara të 21 shtatorit

Mynyr Stafa, bashkëshortja dhe tre fëmijët e vegjël, bashkë me nënën e tyre të moshuar mbetën jashtë nga tërmeti i shtatorit, por Vitin e Ri do ta presin në shtëpinë e re, ashtu sikundër të gjithë ata që sot jetojnë çadra në oborret e tyre në fshat, si pasojë e tërmetit të madh, Vitin e Ri 2021 do ta presin në shtëpi të reja, shumë më të mira se sa ato që humbën në fatkeqësinë e 26 nëntorit.

16:19
Nuk e besojnë që fotot i ka me të ëmën. Djali tregon sekretin

Lufta kundër plakjes është ajo që bën të shiten me miliona produkte bukurie, e të kryhen operime të panumërta plastike, por disa njerëz janë me fat dhe nuk kanë nevojë për to.

16:18
Rijeka dhe Galway: Kryeqytetet e kulturës për vitin 2020

Atmosfera melankolike dhe peizazhet e pafundme i kanë sjellë Rijekës në Kroaci dhe Galway në Irlandë titullin e “kryeqytetit europian të kulturës” për vitin 2020.

16:15
Turqi/ Bllokimi i Wikipedia-s brenda territorit përbën “shkelje të lirisë së shprehjes”

Gjykata Kushtetuese në Turqi vendosi se bllokimi i qasjes në enciklopedinë online, Wikipedia brenda territorit të Turqisë, përbën shkelje të lirisë së shprehjes, deklaroi një avokat që ka përfaqësuar organizatën.

16:13
LVV me flamurin kuqezi! Betohen 120 deputetët e Kosovës, zgjidhet kryetari i Kuvendit

Janë betuar deputetët e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, një betim i cili ka qenë pikë e dytë e rendit të ditës, ku fillimisht është bërë verifikimi i mandateve të këtyre deputetëve.

16:06
Gorilla e kopshtit zoologjik habit me dorën si prej njeriu

Drejtuesit e një kopshti zoologjik në Atlanta të SHBA-ve festuan 6-vjetorin e lindjes së gorillës së tyre, të quajtur Anaka, por fotot që shpërndanë i bënë shumë njerëz të habiten.

16:05
BE “letër dashurie” Anglisë: Përherë e mirëpritur të rikthehesh!

Një zyrtar i lartë i BE-së i ka drejtuar Britanisë një mesazh, të cilin BBC e quan me shaka “letër dashurie”.

15:52
25-vjeçarja çmend rrjetin

Nënë e dy fëmijëve, 25-vjeçarja Tammy Hambrow është një nga yjet e Instagram-it.

15:51
Haradinaj: Çdo vonesë për ngritjen e institucioneve rëndon mbi VV-në

Kryetari i AAK-së, njëherësh kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka deklaruar se gjitha vonesat për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë bien mbi fituesin e zgjedhjeve, Albin Kurti.

15:49
13 të vdekur nga tajfuni Fanfone në Filipine

Tajfuni Fanfone ka vrarë të paktën 13 persona në Filipine, duke lënë gjurmë të mëdha shkatërrimi në qendër të këtij shteti.

15:44
Ekspozita që u mbyll nga tërmeti/ “Tirana Patience”, do hapej më 27 nëntor

Çfarë mund të thotë sot një ekspozitë kur gjërat janë tejet të shpërfaqura. Sepse edhe vetë qëllimi dhe kuptimi i fjalës ekspozitë është të tregojë. Po sikur të ndodhë e kundërta?

15:43
Përplasje me armë mes terroristëve dhe Forcave të Sigurisë, 2 të vdekur

Qytetarët në Damam të Arabisë Saudite janë bërë dëshmitarë të një përleshjeje me armë midis Forcave të Sigurisë Saudite dhe dy terroristëve.

15:41
Tregu i shpendëve të festës/ Në Baldushk, aty ku furnizohet kryeqyteti

Kur thua Baldushk, mendja të shkon menjëherë tek pulat dhe gjelat e shijshëm të detit, që rriten në këtë zonë, 17 km larg Tiranës.

15:37
Për festa jashtë Shqipërisë/ Brenda vendit preferohet Korça dhe Voskopoja

Festat e fundvitit janë padyshim moment kur të gjithë bëhen bashkë për të pritur vitin e ri mes të dashurve të tyre, megjithatë një trend i viteve të fundit në rritje sidomos në 2019 është ai i personave që preferojnë të festojnë ndërrimin e vitit larg Shqipërisë.

15:29
SPAK, dy prokurorë më shumë/ Njësia e posaçme me 10 prokurorë, kthehen Prençi dhe Mara

Dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi do të bëhen pjesë e ekipit të Prokurorisë së Posaçme SPAK duke e çuar numrin e prokurorëve antikorrupsion dhe kundër krimit të organizuar në dhjetë prokurorë.

15:26
Ndryshon ligji për tenderat/ Futet negocimi me ofertuesit dhe ndryshimi i kontratës

Tenderat shtetërorë do të zhvillohen përmes një ligji të ri, i cili është nxjerrë për konsultim publik nga qeveria.