13:41
Kosovë/ Biznesmenët ”në sulm”, kërkesa qeverisë për koronavirusin
Bizneset në Kosovë kanë kërkuar vendime të shpejta nga qeveria për shkak të situatës së koronavirusit. Oda Ekonomike e Kosovës, ajo Ekonomike Amerikane në Kosovë, ajo e Afarizmit, Klubi i Prodhuesve dhe Shoqata e Kontabilistëve dhe Auditorëve, përmes një konference për shtyp paraqitën kërkesat e komunitetit të biznesit kundrejt ekzekutivit. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukici, tha se cështja kryesore është të mos ndalet prodhimi.
Kërkesat kryesorë të biznesmenëve janë : shtyrja ose riprogramimi i kredive që të mos ketë trysni tek bizneset ose qytetarët; shtyrja e raportimit financiar; nxjerrja e një rregullore që jep sqarime mbi masat e marra, siç është qëndrimi I njërit prind në shtëpi, ndërsa kanë propozuar edhe një pako mbështetëse për bizneset. Sipas Rukicit, edhe pse kërkesat janë dërguar, nga qeveria nuk ka ende ndonjë reagim.