Ilustrim

Tiranë- Një makinë është shkrumbuar nga flakët në Kombinat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50, në rrugën “ Thoma Goxhaj”.

Sipas policisë makina në pronësi të A.A është djegur plotësisht si pasojë e zjarrit, ndërsa ka qenë e parkuar.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Top Channel