E kryer/ Sandro Tonali me klub të ri, mesfushori italian kalon te gjiganti anglez për 100 milionë paund 01/07 21:21
Ekipi kombëtar prej ditës së djeshme ndodhet në Minsk.
Lojtarët ndërkohë kanë nisur stërvitjen ndërkohë, ndërsa mësohet se formacioni i mundshëm do jetë: Gjimshiti, Dermaku, Hysaj, Veseli, Bare, Roshi, Gjasula, Laçi, Cikalleshi, Sadiku dhe Portier Strakosha.
Ndërkohë delegacioni që shoqëron ekipin Kombëtar në këtë ndeshje në Minsk janë thuajse të gjithë presidentët e Superligës.
Në programin e tyre vizita e parë ka qenë në Federatën Bjelloruse të Futbollit ku vendasit i kanë shoqëruar në kompleksin e kësaj federate, që veç hotelit ku ndodhet e grumbulluar skuadra kombëtare e Bjellorusisë janë dhe 11 fusha futbolli të vizituara nga delegacioni.
Top Channel