Kryeministri Edi Rama dhe sekretari i përgjithshëm në PS Taulant Balla mblodhën në Elbasan të gjithë kryebashkiakët për t’i inkuadruar edhe ata si pjesë e fushatës elektorale 2021.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu duke iu referuar burimeve nga kjo mbledhje raporton se i pari socialistëve ka kërkuar prej kryebashkiakëve mos të neglizhojnë punët e përditshme në komunitet por nga ana tjetër të shtojnë përpjekjet për të arritur objektivin e 800.000 votave.

Kryeministri ka kërkuar po ashtu evidentimin e të gjithë punës së rindërtimit.

Rama ka lënë edhe një porosi të veçantë. Nga sot e tutje emërimet e drejtorëve duhet t’i çohen për konsultim zv kryeministrit Erion Brace.
Kryebashkiakët nuk do të mund të propozojnë drejtorët rajonal me kokën e tyre.

Top Channel