Arben Tafaj, i cili përfaqëson Patinë Agrare Ambientaliste ka kërkuar gjithashtu datën 18 prill për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Sipas numrit dy të PAA, zgjedhjet duhet të zhvillohen në këtë datë, pasi është e përshtatshme për shqiptarët, të cilët më vonë ikin në Greqi dhe vende të tjera për të punuar në punë sezonale.

“18 prilli është një datë shumë e përshtatshme për zhvillimin e zgjedhjeve, për shkak se maji e më pas është periudhë e vështirë për shqiptarët, të cilët shkojnë e punojnë në punë sezonale në Greqi e vende të tjera. Data 18 prill ka dhe një epërsi tjetër, sepse është mes dy Pashkëve. Ky ishte qëndrimi i Partisë Agrare dhe ne ia shprehëm Presidentit. Çështje tjetër e diskutuar ishte dhe Kodi Zgjedhor, që po mbahet nëpër këmbë dhe nuk po diskutohet”, tha Tafaj.

Top Channel