Aksident në rrugën Korçë – Ersekë/ Motoçikleta përplaset me biçikletën, 2 të lënduar rëndë

03/09/2020 19:04

Një aksident ka ndodhur në fshatin Kamenicë, në aksin nacional Korçë – Ersekë.

Paraprakisht mësohet se një motoçikletë është përplasur me një biçikletë e për pasojë dy drejtuesit kanë marrë lëndime të shumta në trup dhe janë transportuar në Spitalin e Korçës.

Policia ndodhet në vendin ku ndodhi aksidenti për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 03.09.2020, në aksin rrugor Korçë-Ersekë, pranë fshatit Kamenicë, janë përfshirë në një aksident mjeti tip motor me drejtues shtetasin V. V., rreth 23 vjeç, banues në Kamenicë, me mjetin tip biçikletë me drejtues shtetasin V. M., rreth 65 vjeç, banues në Korçë, të cilët u transportuan për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel