Nënkryetari i Partisë Republikane, Arjan Madhi, ka zbardhur detaje nga takimi me kreun e shtetit, Ilir Meta.

Madhi tha se PR ka propozuar 18 prillin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve.

Ai garantoi se PR do jetë në çdo tryezë tjetër “që do adresojë përshtatjen e kodit zgjedhor me ndryshimet kushtetuese.

“I ofrova presidentit propozimin e PR, e cila kërkon të dekretohet si datë zgjedhjes 18 prilli, si data më e afërt për zgjedhjet në Shqipëri. Presidentit i shpresa bindjen tonë që Reforma Zgjedhore, që u realizua mbi bazën e marrëveshjes së 5 qershorit, do të mund të ofrojë zgjedhje të lira e të ndershme.
Çdo përpjekje tjetër që do fuste një agjendë tjetër për diskutim e vendimmarrje në parlament do kërkonte dakordësi politike në bazë të skemës së këshillit politik, do ishte përpjekje e rrezikshme që do rrezikonte pjesëmarrjen e kontributeve tona për ta çuar reformën deri në fund.”, u shpreh ai.

Top Channel