Porti lundrues rus përplaset me anijet e nëndetëset prej erërave të tajfunit (video)

03/09/2020 20:57

Erërat e forta të tajfunit Maysak shkaktuan çlirimin nga litarët të molit lundrues rus Vostochny Verf, në portin e lindjes së largët Vladivostok.

Pas çlirimit ai shihej që lundronte pa kriter duke u përplasur me anijet dhe nëndetëset e flotës ruse të Paqësorit.

Tajfuni Maysak po kalon prej disa ditësh përmes Japonisë dhe gadishullit korean ku akumuloi shpejtësi erërash prej 100 milje në orë.

Pamjet tregojnë se në kohën e incidentit moli lundrues nuk kishte mjete të tjera në vete por gjithsesi masa e tij gjigande mund të jetë shkatërrimtare në përplasjet me anijet.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel