E mërkurë, 22 Prill 2020
16:57
Policia shpërndan me dhunë protestën anti-izolim në lindje të Gjermanisë

Rreth 300 njerëz morën pjesë në një protestë kundër masave kufizuese të koronavirusit në qytetin lindor gjerman Chemnitz por hasën në rezistencë të ashpër nga forcat e rendit.

16:48
Nisma e ndërmarrë nga vëllezërit Prenga nga Lezha “Adopto kopshtin e një të moshuari”

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte i ftuar me anë të një lidhje “Skype”, Altin Prenga.

16:48
Bilanci/ Ulet numri i vdekjeve nga Covid-19 në Britani, zyrtari i lartë: Jemi në kulmin e shpërthimit

‘Ne jemi në kulmin e shpërthimit të COVID-19’ kështu ka deklaruar Matt Hancock, Sekretari i shëndetësisë në Britaninë e Madhe i cili më pas ka falënderuar publikun për “angazhimin e tyre të palëkundur” ndaj rregullave të bllokimit.

16:48
Luigi Di Maio jep lajmin e mirë dhe falenderon shqip

Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio nëpërmjet një statusi në Facebook ka falenderuar vendet që kanë dërguar personel mjekësor për t’i ardhur në ndihmë vendit në këto kohë pandemie.

16:46
Ballkan/ Liria e medias vazhdon të shënojë rënie

Liria e medias ne Ballkan, vazhdon të bjerë, me disa qeveri që po shtojnë presionin mbi mediat e pavarura ndërkohë që ushtrojnë kontroll mbi transmetuesit publikë.

16:43
Këngëtarja 17 vjecare vret veten pas 3 muajsh në karantinë

Familja e një këngëtareje të re të talentuar, tha se adoleshentja ka vrarë veten pasi izolimi i koronavirusit ishte dukur për të “300 vjet i gjatë”.

16:40
Demenca e avancuar/ Holandë, ligjërohet eutanazia

Mjekët në Holandë do të mund të kryejnë eutanazinë mbi pacientët me demencë të rëndë, pa patur frikë se do të përndiqen edhe nëse pacienti nuk shpreh një dëshirë eksplicite për të vdekur – thotë gjykata e lartë e vendit.

16:34
Masat kundër Covid/ Shkelin izolimin në Rumani, 78 mln euro gjoba

Në një muaj, Rumania ka mbledhur 78 milionë euro, pasi zyrtarët i kanë vendosur rreth 200 mijë gjoba personave që shkelnin kufizimet kombëtare të ndërmarra për të penguar përhapjen e koronavirusit.

16:34
Merret vendimi nga KLGJ: Më 27 prill rifillon puna në të gjitha gjykatat

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor do të rinisë punën në të gjitha gjykatat në datë 27 Prill.

16:30
Cakaj bisedë me Danielsson: Integrimi, COVID-19, BE mbështet Shqipërinë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë ditës së sotme zhvilloi një bashkëbisedim online me Drejtorin e Përgjithshëm për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit në Komisionin Evropian, Christian Danielsson.

16:22
Trump urdhëron marinën të sulmojë anijet iraniane që “ngacmojnë” mjetet amerikane

Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se ka urdhëruar ushtrinë e SHBA të qëllojë e të shkatërrojë mjetet iraniane që ngacmojnë anijet amerikane në det.

16:14
Koronavirusi në Spanjë, zgjatet gjendja e emergjencës deri në datën …

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez thotë se qeveria e tij planifikon të fillojë zbutjen e masave të izolimit në vend, në gjysmën e dytë të majit.

16:09
Emocionuese / Të moshuarit i dhurohet një jastëk me foton e gruas së tij të ndjerë

Stafi i shtëpisë së të moshuarve në Preston, Angli vunë re se një prej tyre kishte një rutinë të veçantë para se të filnte gjumë natën.

16:02
Një i vdekur dhe 28 të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 28 raste të reja të të infektuarve me koronavirus, që konsiderohet shifër e ulët nëse merret në konsideratë numri i testeve që janë kryer – gjithsej 660.

15:57
Pas puthjes me Gerin, Ina ka një kërkesë! Dëshiron tre …

Në emisionin “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishin të ftuar çifti më i ri i rubrikës “PërPuthen”, në emisionin “E Diell”, Ina dhe Geri.

15:55
Trump paralajmëron Iranin: Do të shkatërrojmë çdo anije luftarake që…

Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se i ka dhënë urdhër Marinës së SHBA të shkatërrojë çdo anije iraniane që ngacmon njësitë e saj në det të hapur.

15:49
I dërgoi mesazh kryeministrit Rama për statusin e artistit, aktori kundërshtohet nga miqtë e tij

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishin të ftuar, aktorët Neritan Liçaj dhe Genci Fuga, si edhe regjisori Robert Budina.

15:44
Thaçi i shkruan Kurtit për herë të pestë: Nuk e shfrytëzove të drejtën për formimin e Qeverisë së re

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për të pestën herë i ka dërguar letër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

15:36
Punëdore për tokën/ Borisi, 5 vjeç i bashkohet nismës digjitale

‘’Në Tropik, o në tropik’’…Këtë këngë Xhenis Mazreku e këndoi në Festivalin e Këngës për Fëmijë, në Tiranë.

15:32
Emigrantët lënë karantinën/ U izoluan në Kakavijë dy javë më parë

7 persona të tjerë kanë dalë sot nga karantina ku gjendeshin të strehuar në dy hotele ndërsa në bashkinë e Libohovës janë vendosur sot 4 personat e pare mes emigrantëve në godinën e azilit të të moshuarve Libihovë.

15:27
Përfundimi i karantinës/ Emigrantët lënë hotelet në Korçë pas 14 ditësh

Për emigrantët që vijnë nga Kapshtica dhe karantinohen në hotelet e Korçës përballimi i kostove mbetet një problem.

15:24
Ç’ndodhi në laboratorin kinez ku dyshohet se nisi gjithçka? Inspektorët i gjykuan të pakujdesshëm shkencëtarët në menaxhimin e…

Në mbi katër muaj që kur Kina raportoi një shpërthim të pneumonisë virale në provincën Hubei, koronavirusi është shtrirë pothuajse në çdo cep të botës, por ende nuk ka një përgjigje të qëndrueshme se nga ku filloi e gjithë kjo.

15:22
Dy vendimet “sekret” për lobim/ KLSH: Paratë qeveria i përdori nga Fondi i Kontigjencës

Qeveria shqiptare përmes dy vendime që mbajnë mbishkrim sekret ka pajtuar dy kompani ndërkombëtare për të lobuar për llogari të saj.

15:14
Plagosi infermieren në krye të detyrës/ Lushnjë, 36-vjeçari e qëlloi me thikë pasi …

Në qendrën shëndetësore në fshatin Kadipashaj të Lushnjes ka mbetur varur vetëm përparja e infermieres.

15:13
Malësia e Madhe, asnjë te prekur/ Sot një infektuar i ri në Shkodër, në total 100 raste me Covid-19

Pavarësisht se ndodhet mes dy vatrave te rrezikshme siç është, Tuzi dhe Shkodra, bashkia e Malësisë së Madhe fatmirësisht deri me sot, nuk ka asnjë rast qytetarësh të prekur me Covid19.

15:01
Plani i hapjes/ Manastirliu: Do të kalojë në 4 faza, masat lehtësuse me afat kohor prej 2 javësh

Duke filluar nga java e ardhshme, do të rritet me 2 orë e 30 minuta fasha orare për individët.

15:01
Dekretohen ndryshimet e kodit penal/ Meta, thirrje për transparencë dhe rritje të testeve masive

Ultimatumet e presidentit Ilir Meta në adresë të maxhorancës së kryeministrit Edi Rama janë zëvendësuar me thirrjet e të parit të shtetit për bashkëpunim, konsensus dhe transparencë.

14:46
Merret vendimi/ Më 27 prill rinis punën gjyqësori

KLGJ ka tashmë një vendim, veprimtaria gjyqësore do të rifillojë punën më 27 prill.

14:38
Kanada, shkon në 23 numri i viktimave nga sulmi në fundjavë

Në sulmin që filloi në natën e 18 prillit dhe vazhdoi deri më 19 prill në orët e pasdrekës, kanë humbur jetën 23 persona.

14:28
Ushqimet e shëndetshme që ngrenë humorin dhe mbrojnë trurin

Në periudhat kur ndiheni të stresuar, në ankth e të mërzitur është shumë e thjeshtë që të drejtoheni tek ushqimi.

14:26
Piku i Covid-19 pritet në fillim të majit? Ukraina zgjat masat shtrënguese

Masat shtrënguese të Covid-19 do të zgjaten në Ukrainë deri më 11 maj, me pretendimin se piku i pandemisë do të jetë në fillim të muajit të ardhshëm.

14:17
Vokshi: Rama blen maska të skaduara 2-fish më shtrenjtë, SPAK nuk mund të bëjë pushim

Ish- deputetja e PD, Albana Vokshi denoncon se qeveria shqiptare dhe kryeministri Edi Rama kanë blerë maska të skaduara nga 2014 dhe me 2-fish të çmimit tek e njëjta kompani farmaceutike.

14:14
Namazi i teravive në Qabe gjatë Ramazanit do të falet pa praninë e xhematit

Kryemyftiu i Arabisë Saudite, Abdulaziz Al ash-Sheikh, më 17 prill njoftoi se namazi i teravive dhe ai i Bajramit do të falen në shtëpi për shkak të COVID-19.

14:05
Gjermania miraton testimin e vaksinës anti-Covid tek njerëzit, Ambasada: Duhen kohë në daljen e një vaksine, por …

Gjermania do të fillojë testimet e para klinike në vend të një vaksine të mundshme kundra koronavirusit. Vaksina e katërt e këtij lloji në botë që merr miratimin për testimin klinik.

14:01
Mbajti në jetë Stephen Hawking, dhurohet për të prekurit me Covid-19 ventilatori i fizikantit

Ventilatori i Stephen Hawking do t’i dhurohet spitalit të Kembrixhit, “Royal Papworth Hospital” për të trajtuar pacientet e prekur nga koronovirusi.

13:58
Fotot/ Çfarë kuptohej me ‘higjienë’ 100 vjet më parë

Kanë kaluar vite, por themelet e pastrimit dhe larjes kanë mbetur më konstante sesa mund të mendonim.

13:47
Sa viktima u shënuan 24 orët e fundit? Mbi 43 mijë të infektuar nga Covid-19 në Brazil

Në shtetin e Amerikës Jugore, Brazil, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 166 vdekje si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19).

13:44
Më shumë se dyfishi i numrit zyrtar? COVID-19 mund të ketë shkaktuar mbi 41 mijë vdekje në Mbretërinë e Bashkuar

Sipas një përllogaritjeje të bërë nga Financial Times, përhapja e koronavirusit të ri (COVID-19) deri më tani mund të ketë shkaktuar vdekjen e mbi 41 mijë personave në Mbretërinë e Bashkuar.

13:42
UEFA zbut qëndrimin: Pezullimi i ligave mund të pranohet në raste të veçanta

UEFA zbuti tonet e saj sa i përket përfundimit përpara kohe të kampionateve të ndryshëm në Europë, duke lënë një dritare të hapur për pezullimin e ligave aktuale në rast se ekzistojnë kushte të veçanta që e bëjnë të pamundur përfundimin e sezonit futbollistik.

13:22
KE paketë makro- financiare prej 3 miliardë euro për 10 vende, Shqipërisë i takojnë…

Komisioni Evropian ka miratuar një propozim për një pako të ndihmës makro-financiare prej 3 miliardë eurosh (MPJ) për dhjetë vende. Propozimi vjen në krye të strategjisë ‘Ekipi Evropë’, reagimi i fuqishëm dhe i synuar i BE-së për të mbështetur përpjekjet e vendeve partnere në trajtimin e pandemisë së koronavirusit.

13:22
Kryeministri i Pakistanit i nënshtrohet testit për COVID-19

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan është testuar për koronavirus pasi mësohet se ka qenë në kontakt me udhëheqësin e një organizate bamirëse, Faisal Edhi, i cili ka dalë pozitiv me koronavirus.

13:17
Pandemia ndryshoi shëndetësinë/ Janë shtuar rastet për ankthin dhe panikun

Covid 19 ka sjellë ndryshim rrënjësor në sistemin shëndetësor. Tashmë përqendrimi më i madh është rreth pandemisë.

13:16
Rama telefonatë me Mitsotakis/ Detaje nga biseda: Athina shumë e interesuar për hapjen e kufirit, brenda majit do t’i duhen…

Një telefonatë mes kryeministrit Edi Rama dhe atij grek Kyriakos Mitsotakis është zhvilluar sot mëson Top Channel.

13:14
Vijon puna për ndërtimin e dy shkollave të reja në Kodër-Kamëz/ Veliaj: Shkolla e re “Sami Frashëri” do jetë më e fortë

Pavarësisht situatës me COVID-19 dhe nevojës për të ndihmuar çdo ditë me ushqime familjet në nevojë dhe të moshuarit e vetmuar, Bashkia e Tiranës vijon punën me projektet infrastrukturore, sidomos për ndërtimin e shkollave të reja. Duke respektuar masat e distancimit social dhe higjenës personale, puna për ndërtimin e shkollës “Nënë Tereza” në Kodër-Kamëz po vijon.

13:07
Efekti i pandemisë Covid/ Nafta Brent bie në rekordin më të ulët në më shumë se dy dekada

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, që përdoret si standard ndërkombëtar, ka rënë të mërkurën nën 16 dollarë për fuçi, që është çmimi më i ulët në më shumë se dy dekada.

13:06
“Çdo nënvlerësim do të ishte kosto”/ Meta flet për karantinimin e të riatdhesuarve dhe fasoneritë

Përgjatë konferencës për shtyp, presidenti i Republikës, Ilir Meta u pyet sa i takon të riatdhesuarve, se përse ata nuk karantinohen në kavaleshencën e Durrësit.

13:05
”Tetoja ime 99-vjeçare ‘i mbijetoi’ koronavirusit”

Në një kohë të zymtë si kjo që po përjeton e gjithë bota, lajme si kjo që do të lexoni më poshtë na lumturojnë dhe na japin më tepër pozitivitet.

13:03
Rikthehet OFL/ Vendoset sekuestro për 9 automjete dhe një pasaportë

Operacioni Forca e Ligjit ka rinisur sërish pas gjendjes që pandemia shkaktoi në vendin tonë.

12:47
A e mbështet Meta amnistinë fiskale dhe a do ketë zgjedhje të pjesshme për bashkitë pa kryetar? Ja si përgjigjet Presidenti

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu e pyeti presidentin Ilir Meta në konferencën për shtyp për dy çështje të cilat nuk morën përgjigje.

12:47
Të rejat e fundit për Covid-19/ Gjermani, miratohet testimi e vaksinës tek njerëzit

Në Gjermani i është dhënë drita jeshile fillimit të testimit të vaksinës anti-Covid tek njerëzit. Vaksina e katërt e këtij lloji në botë që merr miratimin për testimin klinik.

12:42
Covid-19/ Çfarë note i vendos Ramës? Përgjigjet Meta, pyetet edhe për çështjen e testeve të koronavirusit

Gjatë fjalës së tij, teksa dekretoi ndryshimet në Kodin Penal sa i takon situatës së pazakontë, shkaktuar nga pandemia Covid-19, presidenti i Republikës, Ilir Meta u pyet rreth akuzave të opozitës se qeveria ka blere teste me çmim shumë herë më të lartë se tregu.

12:26
Covid-19 në Spanjë/ 4.211 raste të reja në 24 orët e fundit, rritet bilanci i viktimave

Numri i viktimave në Spanjë nga koronavirusi i ri u rrit me 435 në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë këtë të Mërkurën, një rritje me 2% krahasuar me raportimet e dhëna gjatë ditëve të fundit.

12:25
“Burg për ata që përhapin me dashje koronavirusin”/ Meta dekreton ndryshimet në Kodin Penal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka deklaruar se mbështet nismën e qeverisë për ndryshime në Kodin Penal, kod ky i cili parashikon dënime me burg për të gjithë ata që kryejnë me dashje veprime duke ndikuar kështu në përhapjen e koronavirusit.

12:19
“Nënat t’i lajnë duart 20 sekonda para se t’i ushqejnë”/ Prodhohet mbrojtëse e veçantë fytyre për të sapolindurit

Në spitalin e Universitetit të Shkencave Mjekësore (SBÜ) në Stamboll është prodhuar mbrojtëse e veçantë për fytyrë për të sapolindurit në kuadër të mbrojtjes kundër koronavirusit të ri, COVID-19.

12:17
Drejtësia në Pandemi/ Pritet të mblidhet Këshilli i Lartë Gjyqësor për të vendosur si do të vazhdohet

Në një kohë kur pandemia në vendin tonë ka ndryshuar rrjedhën e gjthçkaje e njëjta gjë ka ndodhur me Këshillin e Lartë Gjyqësor.

12:14
Shkon në mbi 57,000 numri i të infektuarve me koronavirus në Rusi

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Rusi janë regjistruar 5,236 raste të reja të koronavirusit.

12:01
“Tinguj shprese”/ Covid-19, Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura video emocionuese nga karantina

“Solidaritet përmes muzikës”, shkruan ministrja Olta Xhaçka, përkrah një videoje sensibilizuese nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura.

12:01
Shefi i pikës kufitare në Prizren në gjendje të rëndë nga Coronavirusi

Udhëheqësi doganor i rajonit të Prizrenit është pacienti me gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e prekjes nga Coronavirusi, i cili po trajtohet në kujdesin intensiv në Klinikën Infektive të QKUK-së.

11:54
Shtimi i rasteve me Covid-19 te fasoneritë, Pampuri: Dështim i qeverisë, të mbyllen dhe të mbështeten financiarisht

Në një deklaratë për shtyp, Orjola Pampuri deklaroi se përkeqësimi i situatës me fasoneritë, sa i takon Covid-19 është dështim i qeverisë.

11:54
Kosovë/ Në pritje të vendimit të presidentit Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mund të ndërmarrë qysh sot një veprim në përpjekje të gjetjes së zgjidhjes për formimin e qeverisë së re.

11:52
Fshati në mbrojtje të ujit/ Në Picar, të gjithë kundër HEC-it

Kjo është Gurra e Picarit. Dikur ajo strehonte qindra drurë shekullorë rrapi që kishin habitatin e tyre natyror përgjatë këtij lumi.

11:46
Shkollë me telefon borxh/ Ballsh, Kristina 13-vjeçare kujdeset edhe për nënën

Kristina është nxënëse ne klasën e shtatë dhe me rezultate te shkëlqyera në mësime.

11:43
Jo vetëm në Nju Jork/ Varr masiv për viktimat e koronavirusit edhe në Milano

Në lagjen Musocco të Milanos prehen në një varr masiv viktimat e koronavirusit që nuk janë reklamuar deri më tani nga familja, nuk kanë askënd apo janë emigrantë të huaj që kanë mbetur të bllokuar në territorin italian për shkak të izolimit.

11:37
Holanda zgjat pezullimin e sportit, Eredivisie drejt mbylljes

Federata Holandeze nuk ka ndërmend që të vijojë sezonin futbollistik në Eredivisie.

11:32
CoVid-19/ Ja 5 zonat në vend ku të gjithë të prekurit e kanë mundur virusin

Ministria e Shëndetësisë tha se gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 356.

11:22
Viktima e 27/ Detajet, 71-vjeçari prej dy javësh i intubuar

Është shënuar viktima e 27 nga CoVid-19 në vend.

11:21
Kampionati austriak drejt rinisjes, ekipet në stërvitje

Kampionati austriak i futbollit pritet të jetë ndër të parët që rikthehet të luhet pas pauzës së shkaktuar nga pandemia coronavirus.

11:15
“Lëngu i artë”/ Fantastike! U trajtua me plazmën e të shëruarve, gruaja shtatzënë fiton betejën me Covid-19

Një nënë e re italiane ka mundur të shërohet nga Covid-19 duke lënë kështu dyert e spitalit në rajonin e Lombardisë, pas trajtimit me plazmaterapi, mundësuar nga gjaku i dhuruar prej pacientëve që fituan betejën me koronavirusin. Ajo është nga rastet e rralla në botë që i nënshtrohet terapisë, edhe pse shtatzënë.

11:15
CoVid-19/ Thellohet bilanci! 634 të prekur, shënohet viktima e 27

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit 1 qytetar ka humbur jetën nga COVID-19, ndërsa numri i të prekurve ka shkuar në 634.

11:04
9 ditë në koma nga Covid/ E “mbijetuara” ka një mesazh për protestuesit në SHBA

Zëri i Leah Blomberg është ende i dobët pasi ka mbajtur një tub në fyt për nëntë ditë.

10:54
Shkencëtarët britanikë thirrje: Na duhen vullnetarë për testimin e vaksinës së koronavirusit te njeriu

Studiuesit e vaksinës koronavirus në Londër po kërkojnë vullnetarë që të marrin pjesë në testimet njerëzore në qershor.

10:52
Bota në izolim/ “Netflix” regjistron 16 mln abonentë të rinj

Netflix ka parë numrin e të regjistruarve të rritet këtë vit ndërsa izolimet në të gjithë botën po i mbajnë njerëzit në shtëpi, dhe ata duan të kalojnë kohën.

10:48
Me koronavirus! Infektohen 8 foshnja në një jetimore të Tokyo-s

Tetë foshnja nga një jetimore në Tokio po mbahen në monitorim pasi rezultuan pozitive me Covid-19, sipas një deklarate nga Spitali Saiseikai i qytetit.

10:45
Studim: Koronavirusi mund të bëhet si gripi sezonal/ Distancimi fizik, i domosdoshëm

Parashikimet nga specialistët sugjerojnë, që masa periodike e distancimit fizik, mund të bëhet e domosdoshme nëse koronavirusi i ri bëhet një dukuri sezonale, shkruan Medical News.

10:45
Edhe Gjermania si SHBA, kërkon sqarime nga Pekini në lidhje me origjinën e virusit

Edhe Gjermania ka vepruar njësoj si SHBA. Ministri për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim i Republikës Federale të Gjermanisë, Gerd Müller, kërkon një përgjigje zyrtare dhe një sqarim të hollësishëm nga Kina mbi pandeminë COVID-19.

10:31
Papa Françesku: Lutem për unitetin evropian

Papa Françesku është lutur për unitetin evropian gjatë meshës së hershme të mëngjesit.

10:30
Raporti nga OKB: Koronavirusi mund të dyfishojë varfërinë

Programi i Ushqimit Botëror nga OKB-ja paralajmëroi se impakti në ekonomi që ka shkaktuar koronavirusi mund të dyfishojë numrin e të varfërve në më shumë se 265 milionë persona.

10:27
3.5 kg kokainë/ Sjellje e dyshimtë, ndalohet furnitori shqiptar i kafesë në Itali- qentë antidrogë shqyejnë sediljet e makinës

42-vjeçari shqiptar, Erando Mara është arrestuar në flagrancë nga autoritetet italiane të Firences, nën akuzën e trafikut të kokainës.

10:20
Kamomil, qumësht dhe kanellë – Ëmbëlsohuni dhe shëroni trupin

Kamomili është një nga çajrat më të përhapur në botë, ashtu si edhe në Shqipëri.

10:17
Vala e dytë e coronavirusit në SHBA pritet të “shfaqet” gjatë dimrit, mund të jetë më e fuqishme sesa e para

Vala e dytë e virusit COVID-19 pritet të “shfaqet” në Shtetet e Bashkuara gjatë dimrit, dhe mund të jetë shumë më e fuqishme sesa e para, kjo për faktin se do të shfaqet në sezonin kur viruset janë më prezent.

10:13
Kura shekullore për pastrimin e gjakut dhe forcimin e imunitetit

Përpara mjekësisë moderne, qytetërime të ndryshme kanë shfrytëzuar dhuratat bujare të natyrës për të shëruar dhe trajtuar sëmundje të ndryshme.

10:07
“Kjo pandemi nuk do t’i heshtë zërat tanë”, Ambasada e BE-së, mesazh në Ditën e Tokës

Ambasada e Bashkimit Europian ka dhënë një mesazh të rëndësishëm, në ditën ndërkombëtare të ditës së Tokës, i cili vjen edhe në një kohë të vështirë kur vendi përballet me COVID-19.

10:07
18 milionë euro pasuri/ Palestra, furra buke, lojëra fati- Goditet klani i rrezikshëm mafioz në Itali

Është goditur një ndër klanet më të rrezikshme mafioze në Itali, të cilit i janë sekuestruar miliona euro pasuri kriminale.

10:02
Sot mbledhja politikë-sport, pritet të vendoset për rifillimin e kampionatit

Në Itali sot pritet të mbahet një takim mes aktorëve të politikës dhe përfaqësuesve të futbollit, ku pritet të merren vendime të rëndësishme për fatet e sezonit 2019-2020 i ndërprerë në fillim të marsit për shkak të pandemisë Covid-19.

09:59
Kryeministri i Spanjës synon të lehtësojë masat e bllokimit në maj

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez thotë se qeveria e tij planifikon të fillojë të përmbysë masat e bllokimit të vendit në gjysmën e dytë të majit, raporton Reuters.

09:49
Lindi 8 javë para kohe, foshnja lufton koronavirusin

Tracy Maguire kujton momentin kur pa mjekët të futnin një shtupë në hundën e foshnjës së saj tre javshe për ta testuar për koronavirusin.

09:47
Bilanci botëror! Mbi 2,5 milionë të infektuar me Covid-19 dhe më shumë se 177 mijë viktima

2,560,063 të infektuar me Covid-19 në mbarë globin; kjo është shifra aktuale e regjistruar nga Worldometers.

09:32
Irani: Kemi lëshuar një satelit në orbitë

Garda Revolucionare e Iranit tha se ka dërguar me sukses një satelit ushtarak në orbitë, pas disa muajsh të përpjekjeve të dështuara.

09:30
Rritje e lehtë e numrit të të infektuarve me koronavirus në Gjermani

Gjermania tha se ka regjistruar edhe 2,237 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

09:23
“Koronavirusi s’e ndal dot pranverën”/ Meta në Ditën e Tokës: Për një të ardhme pa maska dhe ilaçe duhet…

Në Ditën e Tokës, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar përmes një mesazhi pozitiv, po aq sa edhe sensibilizues.

09:15
Plagosje me armë në rrugën Radhimë-Orikum, arrestohet 36-vjeçari i shpallur në kërkim

Përmes bashkëpunimit të policisë me qytetarët në Vlorë, është bërë i mundur arrestimi i një 36-vjeçari të kërkuar për ngjarjen e 8 prillit 2020.

09:03
Pozitive! Tjetër rast në Kurbin, rezulton me koronavirus punonjësja e fasonerisë

Një tjetër rast me Covid-19 është shënuar në Kurbin.

08:53
18 raste të reja brenda 24 orëve/ Fasoneria në Krujë burim infeksioni, zbulohet një tjetër vatër

Në 24 orët e fundit, Kruja regjistron edhe 18 raste të reja të prekura nga SARS-CoV-2.

08:45
Rritet bilanci në lagjen-vatër të Elbasanit/ 2 raste të reja me Covid-19, burrë e grua

Është thelluar bilanci në lagjen-vatër të Elbasanit.

08:39
“Gënjeu botën”/ Koronavirusi, shteti amerikan padit Kinën!

Shteti amerikan i Misurit po padit qeverinë kineze për mashtrim të qëllimshëm sa i takon koronavirusit, për të cilin thotë se ka çuar në humbje të rënda ekonomike.

08:22
Misteri Covid-19/ “Pacienti zero” punonte në laboratorin kinez? Ç’thuhet nga shkencëtarët

Në mbi katër muaj që kur Kina raportoi një shpërthim të pneumonisë virale në provincën Hubei, koronavirusi është shtrirë pothuajse në çdo cep të botës, por ende nuk ka një përgjigje të qëndrueshme se nga ku filloi e gjithë kjo.

08:22
Trump njofton një pauzë 60 ditore në lëshimin e kartave jeshile

Presidenti Donald Trump njoftoi të martën atë që ai e përshkroi si një “pezullim të përkohshëm të imigracionit në Shtetet e Bashkuara”. Por ai tha se urdhri ekzekutiv që ai planifikon ta nënshkruajë të mërkurën do të vlente vetëm për ata që kërkojnë qëndrim të përhershëm dhe jo për punonjësit e përkohshëm.

08:15
Kush rrezikohet nga virusi? 3 të panjohurat e mëdha që komplikojnë kthimin në normalitet

Rihapja e ekonomisë amerikane është e ndërlikuar nga disa pikëpyetje shqetësuese shkencore për koronavirusin, pikëpyetje këto që tejkalojnë logjistikën nëse ka teste të mjaftueshme në dispozicion.

08:14
Rëndohet situata në Krujë, 18 raste të reja me Covid-19

Rëndohet situata e koronavirusit në Krujë. Mësohet se së fundmi janë shënuar edhe 18 raste të reja.

07:54
Vazhdojnë reshjet dhe uljet e temperaturave, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të shumta të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin.