Holanda zgjat pezullimin e sportit, Eredivisie drejt mbylljes

22/04/2020 11:37

Federata Holandeze nuk ka ndërmend që të vijojë sezonin futbollistik në Eredivisie.

Institucioni më i lartë i futbollit në vend konfirmoi këtë nëpërmjet një komunikate për shtyp, menjëherë pas vendimit të dhënë nga qeveria holandeze me kryeministër Mark Rutte për të zgjatur kohën e pezullimit të evenimenteve të rëndësishme deri në 1 shtator për shkak të pandemisë coronavirusit.

‘Nuk kemin ndërmend që të rinisim sezonin 2019/2020-theksohet në komunikatën e KNVB-por në fillim do të konsultohemi me UEFA përpara se të marrim një vendim përfundimtar. Nuk i kemi anuluar ende përfundimisht kompeticionet për shkak të vështirësive financiare në sektorin e futbollit të shkaktuar nga pandemia’.

Në këtë moment Ajax dhe AZ Alkmaar janë në krye të klasifikimit në kampionatin holandez të futbollit pas 26 javësh me Ajaxin që ka një golavarazh më të mirë se Alkmaar. Ndërkaq, ditën e premte, drejtuesit e klubeve të Eredivisie do të zhvillojnë një takim për të diskutuar pasojat e një vendimi të tillë, ndërkohë që qendrat stërvitore do të rihapen në masa strikte në mënyrë që futbollistët të rinisin punën.

Top Channel