“Çdo nënvlerësim do të ishte kosto”/ Meta flet për karantinimin e të riatdhesuarve dhe fasoneritë

22/04/2020 13:06

Përgjatë konferencës për shtyp, presidenti i Republikës, Ilir Meta u pyet sa i takon të riatdhesuarve, se përse ata nuk karantinohen në kavaleshencën e Durrësit.

“Qeveria ka marrë disa masa, besoj se duhet të marrë dhe më shumë për të plotësuar kushte të pranueshme për të garantuar karantiminin e tyre në të gjitha mjediset që do të vlerësohet më e mundshme. Në varësi dhe të rrethanave gjeografike.  Në këtë drejtim duhet bërë edhe më shumë dhe shpresoj që në ditët që vijnë të merren masa të plota. Nuk mund të them se ku mund të vendosen por di të them që kushtet në kavaleshencë janë optimale por se kush duhet të vendoset atje i takon autoriteteve të shëndetësisë”, u shpreh presidenti.

Në lidhje me fasoneritë, Meta deklaroi:

“Sa u takon lajmeve shqetësuese nga Kruja e Kurbini është me rëndësi të respektohen distancat sociale dhe standardet e detyrueshme për çdo lloj aktiviteti. Cdo lloj nënvlerësimi do të ishte kosto dhe do të shkonte dëm dhe do të ishte një kosto e shtuar për të gjithë qytetarët. Duhet përqëndrim më i madh për të parandaluar krijimin dhe shpërthimin e vatrave të reja. Nëse nuk garantohen standardet e domosdoshme të mbrotjes së shëndetit në kushte aktuale që duhet të verifikohen nga eksperët konkretë aktivitete të tilla nuk duhet të lejohen dhe sipërmarrësit dhe punonjësit duhet të mbështeten nga qeveria.”

Top Channel