Papa Françesku është lutur për unitetin evropian gjatë meshës së hershme të mëngjesit.

“Në këtë kohë në të cilën është e nevojshme kaq shumë unitet, midis nesh, midis kombeve, ne lutemi sot për Evropën, në mënyrë që Evropa të ketë këtë
unitet, të këtë unitet vëllazëror atë që themeluesit e Bashkimit Evropian kanë ëndërruar”, tha papa.

Fjalët e tij vijnë përpara një takimi të Këshillit të BE të enjten për të diskutuar një paketë të rimëkëmbjes për krizën ekonomike që blloku po përjeton për shkak të pandemisë.

Top Channel