Shkencëtarët britanikë thirrje: Na duhen vullnetarë për testimin e vaksinës së koronavirusit te njeriu

22/04/2020 10:54

Studiuesit e vaksinës koronavirus në Londër po kërkojnë vullnetarë që të marrin pjesë në testimet njerëzore në qershor.

Një ekip në Imperial College London ka kryer testime mbi kafshët që nga shkurti dhe ka siguruar fonde të qeverisë për të ndjekur me shpejtësi punën e saj.

“Ne po kërkojmë vullnetarë që të marrin pjesë në testin tonë në qershor – ata do të jenë vullnetarët e parë që marrin vaksinën,” tha profesori Robin Shattock për radio BBC.

“Dhe ne do të studiojmë se cilat doza na japin llojin më të mirë të përgjigjes imune. Gjithmonë ekziston një element rreziku në çdo provë klinike, por ne përpiqemi t’i heqim ato elemente dhe t’i minimizojmë ato sa më shumë që të jetë e mundur.”

Ekipi tha se gjetjet e hershme tregojnë se te kafshët, vaksina ka një efekt pozitiv.

Top Channel