Ambasada e Bashkimit Europian ka dhënë një mesazh të rëndësishëm, në ditën ndërkombëtare të ditës së Tokës, i cili vjen edhe në një kohë të vështirë kur vendi përballet me COVID-19.

Në shënimin e ambasadës se bota nuk ishte e përgatitur për koronavirusin e ri, por kemi ende kohë për t’u përgatitur, në çdo pjesë të botës për krizën klimatike.

Mesazhi i ambasadës së BE-së:

#DitaeTokës2020 po shënohet nga dy kriza

Njëra është pandemia #COVID19. Tjetra është një katastrofë që po rritet gradualisht për #klimën tonë.

Ne mund t’i zgjidhim, do t’i zgjidhim dhe duhet t’i zgjidhim të dyja sfidat. Bota nuk ishte e përgatitur për #coronavirusin e ri. Por kemi ende kohë për t’u përgatitur – në çdo pjesë të botës – për #krizënklimatike.

Kjo pandemi nuk do t’i heshtë zërat tanë. Përkundrazi, na kujton se çfarë është në rrezik për #planetin.

Dhe ndonëse po na mban larg, ajo gjithashtu po na bashkon për të ndërmarrë luftën për shtëpinë tonë të përbashkët. Do të bashkoheni me ne?

Top Channel