Në një kohë të zymtë si kjo që po përjeton e gjithë bota, lajme si kjo që do të lexoni më poshtë na lumturojnë dhe na japin më tepër pozitivitet.

Një e moshuar, 99-vjeçare, është shëruar plotësisht nga koronavirus dhe është rikthyer në shtëpi shëndosh e mirë.

Carrie Pollock rezultoi pozitive pas testeve të kryera në një prej qendrave spitalore në Angli, në fillim të muajit mars, pasi vuante nga haluçinacione dhe pneumoni.

Pollock tashmë ndodhet në shtëpi me të dashurit e saj dhe thotë se ”ndihet shumë mirë”.

Më poshtë do të ndiqni një video të publikuar nga BBC, ku shfaqen 99-vjeçarja dhe mbesa e saj.

Top Channel