Gjermania do të fillojë testimet e para klinike në vend të një vaksine të mundshme kundra koronavirusit. Vaksina e katërt e këtij lloji në botë që merr miratimin për testimin klinik.

Këtë gjë e konfirmon edhe Ambasada Gjermane në Tiranë, e cila nëpërmjet një statusi në rrjete sociale shkruan:

”Së bashku kundër Corona Virusit në Gjermani miratohet testimi i parë klinik i një vaksine kundër COVID-19. Testimi i vaksinës tek njerëzit është një etapë e rëndësishme në rrugën drejt një vaksine të sigurtë dhe efektive kundër COVID-19”.

Duke shtuar se do të duhen edhe disa muaj në daljen e një vaksine për Covid-19, por shkencëtarët gjermanë po punojnë fort për ta bërë këtë gjë të mundur.

”Do të duhen edhe disa muaj në daljen e një vaksine, por shkencëtaret/ët gjermanë dhe ndërkombëtarë po punojnë me përparësi të lartë për këtë!”.

Top Channel