E premte, 01 Maj 2020
09:53
E rëndë në Torino/ Zihet me të atin, 19-vjeçari e qëllon me thikë për vdekje

Një vrasje ka ndodhur mbrëmë në Collegno, në zonën e Torinos.

09:51
Ekspertët: Pandemia e Coronavirusit mund të zgjasë edhe për 2 vite të tjera

Virusi i ri (COVID-19) që është përhapur në të gjithë botën, sipas ekspertëve ka të ngjarë të vazhdojë të përhapet për të paktën 18 muaj deri në 2 vite – derisa 60% në 70% e popullatës të infektohen, sipas një raporti të publikuar këtë të enjte.

09:39
Rihapen kishat, parqet, muzetë në Gjermani/ Çfarë do të ndodhë me udhëtimet në Evropë?

Gjermania ka vendosur të zgjerojë lehtësimin e masave shtrënguese Covid-19 në vend.

09:37
Arrestohet 35-vjeçari nga Dibra, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi…

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”është arrestuar nga policia.

09:28
“Asgjë nuk arrihet pa thjeshtësinë tuaj”/ Ruçi përshëndet punëtorët më 1 Maj

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, përshëndeti sot punëtorët e Shqipërisë me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

09:25
Kosovë/ Kushtetuesja kërkon komentet për pezullimin e përkohshëm të dekretit për qeverinë e re

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka pranuar kërkesën e parashtruar nga 30 deputetë të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, përmes së cilës kërkohet vlerësimi i kushtetutshmërisë së dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës.

09:22
1 Maji, si lindi historiku i Festës së Punëtorëve

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.

09:20
Bandat po përdorin postierët e ushqimit/ Interpoli paralajmëron 194 agjencitë anëtare

Bandat kriminale po përdorin postierët e ushqimit të shpejtë për të shpërndarë substanca narkotike, tha Organizata Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL).

09:16
Mbi 3.3 milionë të infektuar/ Numri global i vdekjeve nga COVID-19 tejkalon shifrën 230 mijë

Sipas të dhënave më të fundit në faqen “worldometers” tregohet se numri i vdekjeve ka shkuar në 234.140, ndërsa numri i rasteve pozitive me Covid-19 në 3.308.913 dhe numri i të shëruarve në 1.043.000, në të gjithë botën.

09:07
Shkon mbi 1 milion numri i të shëruarve nga koronavirusi në të gjithë botën

Numri i njerëzve të rikuperuar nga infeksioni i koronavirusit në të gjithë botën ka tejkaluar sot shifrën një milion.

09:00
Madagaskar, zbulohet fosil i gjitarit nga periudha e dinozaurëve

Në shtetin ishull në Afrikën lindore, Madagaskar, është zbuluar fosil i gjitarit nga para 66 milionë vitesh.

08:57
“Koronavirusi që prej 15 janarit në Shqipëri”/ Mjeku Gëzim Xhepa publikon imazhet pulmonare

Mjeku Gëzim Xhepa referuar disa imazheve pulmore të pacientëve që kanë qenë të shtruar në Infektiv në këto data thotë se Koronavirusi ka qenë prezent në Shqipëri që prej datës 15-20 janar.

08:47
“Për fansat e teorive konspirative”/ Kalo: E thonë shërbimet Inteligjente amerikane e jo unë, COVID-19 nuk …

Një nga teoritë më të mëdha që është përfolur që kur u përhap CoVid-19, ka qenë se ky virus është krijuar nga dora e njeriut, për qëllime ende të pazbuluara.

08:37
Fier/ Zbulohet një laborator droge, dy të arrestuar dhe dy të shpallur në kërkim

Policia ka zhvilluar operacionin antikanabis i koduar “Laboratori”, zhvilluar nga seksioni për hetimin e narkotikëve në DVP Fier.

08:28
Helikopteri i NATO-s u zhduk nga radarët dhe u përplas në brigjet e Greqisë/ Një i vdekur dhe 5 të humbur (foto)

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë ende të humbur pasi një helikopter ushtarak kanadez u rrëzua në det midis Greqisë dhe Italisë, gjatë një stërvitjeje të NATO-s, tha të enjten Kryeministri Kanadez Justin Trudeau.

08:19
Video/ Rama: 1 Maji më domethënës i punës së mijëra heronjve të heshtur

Dita e parë e Majit më të vështirë të Shqipërisë demokratike, e quan këtë 1 Maj kryeministri Edi Rama.

08:07
Covid-19/ Shifra të frikshme, 63 mijë të vdekur dhe mbi 1 milion e 69 mijë raste në SHBA

Vazhdon të rritet numri i rasteve të reja dhe të vdekurve nga koronavirusi në botë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar përsëri shifra të larta të rasteve dhe viktimave.

07:54
Zgjedhje në UT? Mynyr Koni hedh poshtë zërat: Veprim i paprecedentë, në shkelje të ligjit të arsimit të lartë!

Rektori i Univeristetit të Tiranës Mynyr Koni ka reaguar për sa u përket zërave se do të zhvillohen zgjedhje për autoritete dhe anëtarë të Senatit Akademik të UT.

07:40
Spanja heq veton për Kosovën/ Sánchez do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkan Perëndimor ku merr pjesë dhe Kosova

Spanja ka hequr veton ndaj Kosovës për pjesëmarrje në samite, takime dhe konferenca ndërkombëtare. Vetoja ishte vendosur nga Spanja në vitin 2018 nga Mariano Rajoy.

07:26
Mot i paqëndrueshëm në vendin tonë, ja zonat ku do të ketë reshje

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin reshje lokale në zonat veriore dhe lindore. Gjatë pasdites do kemi një mot të kthjellët.

06:55
Britani, shkon në 26.711 numri i të vdekurve nga COVID-19

Në Mbretërinë e Bashkuar, në 24 orët e fundit 674 persona kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në vend në 26.711. Kryeministri britanik Boris Johnson, i cili është trajtuar pas rezultimit pozitiv me COVID-19, mbajti konferencën e tij të parë për shtyp që pas kthimit në detyrë.

06:34
Turqi, shkon në 3.174 bilanci i të vdekurve nga COVID-19

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi është ngjitur në 3.174, pasi vendi regjistroi 93 vdekje të tjera në 24 orët e fundit.

06:13
Ja si duhet të ushqehet mosha e tretë gjatë pandemisë

Ushqyerja e duhur dhe gjithëpërfshirëse është e një rëndësie thelbësore për jetëgjatësinë. Njerëzit në moshën e tretë shpesh e anashkalojnë rëndësinë e ushqyerjes së shëndetshme dhe nuk marrin mjaftueshëm ushqyes apo kalori.

05:48
Problemet me gjunjët? Njihuni me kurat natyrale

Janë shumë faktorë që shkaktojnë dhimbjet e gjunjëve të ndikuara kryesisht nga Artriti, Osteoartriti, Artriti reumatoid dhe septik, cistet e gjurit apo frakturat. Është një nga problemet më të zakonshme shëndetësore që sigurisht i prek të gjithë. Dhimbjet e gjunjëve janë të padurueshme dhe therrëse dhe frenojnë tërësisht aktivitetin normal fizik.

05:30
Nepsi, çfarë do të thotë për shëndetin tuaj

Dëshira e pajustifikuar për një ushqim të caktuar, nuk ka të bëjë me urinë. Kjo dëshirë nxitet nga arsye biologjike dhe psikologjike. Zakonisht, ne kemi neps për ëmbëlsira, karbohidrate, çokollatë, kripë, patatina, djathë, mish e shumë të tjera. Në dukje i padëmshëm, nepsi është një tregues i rëndësishëm i shëndetit dhe gjendjes së organizmit.

05:09
Bajame dhe hurma arabie, formula perfekte për gjumë të qetë

Ekspertët rekomandojnë konsumin e rregullt të arrorëve të ndryshëm për të zbutur shqetësimet emocionale gjatë pandemisë por edhe për të përmirësuar humorin. Sipas tyre, njerëzit që konsumojnë arrorë rregullisht, por pa e tepruar janë 23 përqind më pak të rrezikuar nga depresioni.

04:45
Francë, shkon në 24 mijë e 376 numri i të vdekurve nga Covid-19

Ka shkuar në 24 mijë e 376 numri i të vdekurve nga Covid-19. Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran tha se kanë ndarë rajonet e vendit në tri kategori sipas ngjyrave, “e gjelbër”, “portokalli” dhe “e kuqe”, varësisht nga densiteti i virusit, duke shtuar se pjesa verilindore dhe juglindore janë zonat më të prekura në Francë. Në 24 orët e fundit, në Francë janë regjistruar 1.039 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 199.254, tha Salomon.

04:27
Covid-19/ Los Angeles, teste falas për të gjithë qytetarët

Los Angeles po bën teste falas për koronavirusin, pavarësisht nësë të testuarit i shfaqin simptomat apo jo. Kryetari Eric Garcetti bëri njoftimin vetëm disa orë pasi Los Angeles County raportoi për rritjen më të madhe të rasteve që kur shpërtheu virusi në SHBA.

03:54
Koronavirus dëmton ndjeshëm ekonominë e eurozonës

Ekonomia e Eurozonës është tkurrur me ritmin më të shpejtë në çerekun e parë të këtij viti, teksa pandemia me koronavirus ka shtyrë shumë shtete të izolohen.

03:30
Bashkimi Evropian: Sulme kibernetike në kohë pandemie

Bashkimi Evropian ka drejtuar akuza – pa specifikuar ndaj kujt – për “shfrytëzim” të pandemisë së koronavirusit për të kryer sulme kibernetike “qëllimkëqija” që synojnë infrastrukturën “kritike”, përfshirë atë të sektorit të kujdesit shëndetësor.

03:03
Anthony Fauci pret aprovim të shpejtë për përdorimin e Remdesivirit

Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara tha të enjten se pret miratimin e shpejtë nga ana e qeverisë për përdorimin urgjent të Remdesivirit për trajtimin e pacientëve me COVID-19. Gjatë një interviste për rrjetin televiziv “NBC”, doktor Anthony Fauci tha se ka biseduar me shefin e Administratës së Ushqimit e Barnave, i cili siç tha ai, i ka bërë të ditur se agjensia po “ecën me shumë shpejtësi” drejt aprovimit të këtij ilaçi për përdorim.

02:32
SHBA, papunësia dhe dilemat e rihapjes

Në SHBA vazhdojnë të shtohen radhët e të papunëve. Sipas një njoftimi të sotëm nga Departamenti i Punës, javën e kaluar u shtuan 3.8 milion punëtorë të tjerë që kërkojnë kompensim papunësie ndërsa pandemia e koronavirusit vazhdon të dëmtojë rëndë ekonominë më të madhe të botës. Kërkesat e reja për pagesë papunësie e kanë çuar në 30.3 milion totalin e gjashtë javëve, edhe pse disa shtete kanë filluar të rihapin disa biznese dhe Presidenti Donald Trump po bën presion që ekonomia kombëtare të rivihet në lëvizje.

02:01
Zbulimi i SHBA: Virusi nuk është krijuar në një laborator kinez

Agjencitë amerikane të inteligjencës po hedhin poshtë të paktën një teori në lidhje me origjinën e koronavirusit, duke thënë se provat tregojnë se virusi nuk është krijuar në një laborator kinez. Por zyrtarët thonë se ata ende po shqyrtojnë nëse shpërthimi, i cili filloi në Kinë, u shkaktua nga kontakti njerëzor me kafshët apo nëse u përhap si rezultat i ndonjë aksidenti shkencor.

01:38
Gara për vaksinën dhe ndikimi afatgjatë i koronavirusit në botë

Duke marrë parasysh se tashmë provat klinike janë në zhvillim e sipër, shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit thonë se një vaksinë për COVID-19 mund të jetë e gatshme shumë më shpejt sesa pritej. Ekspertët e shëndetit global që morën pjesë në një diskutim virtual të organizuar nga Zëri i Amerikës folën mbi provat klinike për vaksinën dhe ndikimin afatgjatë të virusit në shoqëri.

01:07
41 vjeçarja: Me temperaturë që në 22 dhjetor, por vetëm tani m’i gjetën antitrupat e Covid-19

“Filloi me një temperaturë pak më të lartë se 37. Ishte 22 dhjetor. Pastaj temperatura nisi të rritej e më shkoi 39. Mora në telefon urgjencën. Ditën tjetër, mjekët më dhanë antibiotikë”.

00:36
Kthehen mjekët dhe infermierët, pas misionit në Itali do të qëndrojnë në karantinë për 2 javë

Pas një misioni një mujor në Itali ku ndihmuan mjekët fqinjë me situatën e Covid-19, grupi i parë me 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë mbërritën në vendin tonë në oreë 22:30 mbrëmjen e së enjtes.

00:05
Foto/ Në vijën e parë të luftës ndaj Covid-19, fotoja e mjekut shqiptar shfaqet në Times Square

Mjeku kardiolog Sulejman Çelaj është një mjek shumë i njohur në SHBA. Në kuadër të luftës me koronavirusin, Çelaj është falenderuar në mënyrë speciale për kontributin e tij.

00:00
E konfirmon kryetari i komunës, rasti i parë me Covid-19 në Mitrovicë

Ëshë shënuar rasti i parë me Covid-19 në Mitrovicë të Kosovës. Lajmin e bëri publik, Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

E enjte, 30 Prill 2020
23:46
Manastirliu pret 30 mjekët e rikthyer nga Italia: Shkruat një faqe të re në histori

Sapo kanë mbërritur në Shqipëri 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë që para një muaji u nisën në Itali për të ndihmuar fqinjët tanë për përballimin e situatës së krijuar nga përhapja e COVID-19.

23:39
‘U mbyllën kinematë dhe teatrot, por jo baret dhe restorantet’- gazetari tregon në Open masat e marra nga Suedia

Në Open në Top Channel u fol edhe për situatën e koronavirusit në botë, ku gazetari Gerti Xhaja bëri një lidhje direkte nga Suedia.

23:08
U gjobitën me nga 500 euro për festën me birra dhe muzikë, reagon Manastirliu: Ata që fitojnë dinë edhe të festojnë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu mbrëmjen e sotme ka pritur në aeroportin “Nënë Tereza” 30 mjekët dhe infermierët që përfunduan misionin në Itali në spitalin e Brescias.

22:59
Mbërrijnë në Rinas 30 mjekët që shërbyen në Itali përballë Covid-19

10 mjekët dhe 20 infermierët të cilët u dërguan si ndihmë për Italinë rreth një muaj më parë kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Shqipëria. 

22:48
Kosovë/ Rritet numri i të shëruarve me koronavirus, bie ai i rasteve të reja

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka vazhduar rënia e numrit të rasteve të reja me COVID-19.

22:41
Vaksina kundër koronavirusit ‘mund të jetë e gatshme deri në fund të vitit’

Një vaksinë koronavirus mund të jetë e disponueshme për përdorim të kufizuar deri në fund të vitit, ka thënë shefi ekzekutiv i AstraZeneca, Pascal Soriot.

22:39
Kina refuzon OBSH-në për hetimin e origjinës së koronavirusit

Pekini zyrtar ka mohuar në mënyrë të përsëritur kërkesat e Organizatës Botërore të Shëndetit për të marrë pjesë në hetimet mbi origjinën e COVID- 19, ka deklaruar sot përfaqësuesi i organizatës në Kinë, Gauden Galea.

22:35
Xhamitë u mbyllën për shkak të koronavirusit, vogëlushi në Britani ndërton një prej letre

Koronavirusi ka bërë që myslimanët ta kalojnë muajin e shenjtë të Ramazanit në shtëpi. Madje përveç traditave të këtij muaji, besimtarët myslimanë janë privuar dhe nga mos falja e namazit të teravive, për shkak të mbylljes së xhamive.

22:30
Gjermania lehtëson masat, Merkel paralajmëron për rrezikun

Gjermania do të rihapë këndet e lojërave, muzetë dhe kishat nga e hëna, ndërkohë që gjatë fundjavës u rihapën dyqanet e vogla. Brenda disa ditësh do të vendoset për shkollat dhe aktivitetet sportive ndërsa do të vazhdohet me lehtësimin e masave ndaluese.

22:25
Nisen për në atdhe ekipi i 30 mjekëve shqiptarë, përcillen në aeroport nga ambasadorja

Ekipi i 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë kanë fluturuar drejt Shqipërisë. Pas orës 19:00 ata janë nisur nga aeroporti i Fiumicino i Romës drejt Tiranës.

22:21
Qytetarët nuk binden dhe dynden në plazhe, guvernatori i Kalifornisë merr masa

Shtetet e Bashkuara janë më të prekurat nga COVID-19, por rritja e temperaturave ka detyruar mijëra amerikanë, që jetojnë në Kaliforni, të dalin në bregdet dhe të shijojnë rrezet e diellit

22:13
Kanë dalë nga burgu më leje disa herë , por nuk përfitojnë lejen ‘Covid 19’. Cilësohen si persona me rrezikshmëri të lartë.

Fiksi solli dy raste të personave të cilët edhe pse ishin në listën e publikuar nga Ministria e Drejtësisë për të marrë lejen e përkohshme për shkak të pandemisë Covid 19, ata nuk dolën nga burgu.

22:11
Përplasja e Bushatit me qeverinë/ Sejamini në Open: Debat fallso

Ish-ministri i jashtëm, Ditmir Bushati doli kundër qeverisë me deklarata të forta në parlament për oligarkët.  Kjo ishte edhe tema e diskutimit në Open në Top Channel. Analisti Neritan Sejamini tha se ky është një debat bosh që i shërben mazhorancës.

22:06
Kina fut në shërbim dy nëndetëse të reja bërthamore

Marina e Kinës ka njoftuar marrjen në shërbim të dy nëndetëseve të reja bërthamore pak para se flota të shënojë 71 vjetorin e saj.

21:51
Kjo është e vërteta pas fotove të ‘përsosura’ në rrjetet sociale

Shpesh shohim foto “perfekte” në mediat sociale, veçanërisht në Instagram, që marrin mijëra “pëlqime”.

21:48
Të sëmurët zhvillojnë antitrupa/ Studimi për Covid-19 nga një universitet mjekësor në Kinë

Kush shërohet nga CoVid-19, zhvillon gjithnjë antitrupa që mbrojnë nga virusi. Konfirmimi vjen nga një studim i universitetit mjekësor Chongqing, publikuar në revistën Nature Medicine që tregon se 100 për qind e pacientëve të analizuar, kanë antitrupat IgG, që prodhohen gjatë infeksionit të parë dhe që mbrojnë në plan afatgjatë. Kjo do të thotë, që testet serologjike mund të jenë të dobishëm për të diagnostikuar pacientët e dyshuar.

21:42
Ashlee Simpson, shtatzënë me fëmijën e tretë

Ashley Simpson dhe bashkëshorti i saj Evan Ross janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

21:40
Britaniku sulmon barbarisht policët kur e pyetën për arsyen e udhëtimit me tren

Një njeri i dhunshëm sulmoi tre policë duke lënë pa ndjenja një prej tyre në një stacion treni në Britani, kur ata e pyetën nëse kishte arsye “esenciale” për udhëtimin e tij, mes kufuzimeve të koronavirusit.

21:38
Universiteti i Oxford: Ja kur do të jetë gati vaksina

Një vaksinë për koronavirusin mund të jetë e disponueshme që në dhjetor. Instituti Jenner, i universitetit të Oxfordit, ka konfirmuar tashmë se ka prodhuar një vaksinë efikase, dhe se do të përfundojë testet klinike mbi 5 mijë persona, në qershor.

21:38
Këto foto të kafshëve do t’ju bëjnë të ‘qeshni me lot’

Kur shikojmë disa foto të kafshëve, është e vështirë të besosh që ata nuk kanë një sens humori.

21:34
Unioni i studentëve është kundër/ “Shahini shkeli autonominë e universiteteve. Shqetësim mësimi online dhe tarifa”

Unioni i Këshillave Studentorë, i quajti të padrejta vendimet e ministres së arsimit, Besa Shahinit. Unioni që përfaqëson studentët e të gjithë universiteteve publike gjykon se Ministria e arsimit ka shkelur autonominë e institucioneve të arsimit të lartë, kur nga ana tjetër e ka propaganduar,  sipas tyre, me zhurmë në çdo kohë. Ndërsa sot që është e nevojshme, universitetit nuk i merren për bazë vendimet që ka marr më para saj.

21:15
Kufizimet e koronavirusit/ Ditën e Fitores, Rusia do të mbajë vetëm paradë ajrore

Në përkujtim të 75-vjetorit të Ditës së Fitores, Rusia do të mbajë vetëm paradë aviacioni dhe do të ketë fishekzjarre në qytetet kryesore, njoftonte presidenti Vladimir Putin, i cituar nga mediat vendase.

21:11
Presidenti Trump zemërohet me ekipin e tij elektoral

Presidenti Donald Trump shpërtheu javën e kaluar ndaj këshilltarëve të tij kryesorë politikë, të cilët i paraqitën të dhëna shqetësuese nga anketime të zhvilluara në disa shtete kyçe amerikane. Ky zhvillim vjen ndërsa po kritikohet përgjigja e tij ndaj koronavirusit.

21:09
Gruaja e infektuar me koronavirus sjell në jetë foshnjën: Kur ai teshtin mendoj se mos është…

Një nënë britanike, e infektuar me koronavirus, solli në jetë foshnjën e saj. Clarie Trusson, 37 vjeçe, nga Sutton e Britanisë së Madhe, përjetoi simptomat e para të koronavirusit disa javë më parë.

21:01
Covid-19 është krijuar në një laborator kinez? Reagon Drejtoria e Inteligjencës Kombëtare në SHBA

Agjencitë amerikane të inteligjencës po hedhin poshtë të paktën një teori në lidhje me origjinën e koronavirusit, duke thënë se provat tregojnë se virusi nuk është krijuar në një laborator kinez.

20:52
Pacolli mbërrin në Prishtinë: Jam frikësuar se mund të kryhet akt terrorist në aeroplanin tim

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka arritur sot pasdite në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

20:42
“Hip se të vrava, zbrit se të vrava”, Rama u përgjigjet kritikëve: Jeni në vete apo jo

Kryeministri Edi Rama me anë të një komunikimi ‘live’ në Facebook iu është përgjigjur edhe kritikëve të tij dhe të masave që po ndërmerren në përballimin e situatës me Covid-19,

20:34
A u krijua koronavirusi nga njeriu? Agjentët sekretë të SHBA tregojnë se çfarë zbuluan në Wuhan

Pandemia e COVID-19, e cila nisi në Kinë dhe u shpërnda në të gjithë botën nuk u shkaktua nga një virus i krijuar nga njeriu dhe nuk është i modifikuar gjenetikisht.

20:29
“Të mos e bëjmë si lopa…” Rama: Falë masave jemi vendi me numrin më të vogël të infektuarve në Europë

“Të mos e bëjmë si lopa që e mbush qumështin dhe më pas i fut shkelmi”  me këtë shprehje kryeministri Edi Rama iu është drejtuar shqiptarëve duke kërkuar që të zbatohen rregullat në mënyrë që gjatë periudhës së hapjes të mos ketë rritje të infektimeve.

20:27
Rama: Do të jepja dorëheqje nëse…

Kryeministri Rama nëpërmjet një video mesazhi në Facebook u shpreh se ai është i gatshëm që të japë dorëheqje nga posti i kryeministrit nëse do t’i thonin se CoVid-19 do të largohej.

20:23
“Mendoni se Covid-19 i ka frikë shqiptarët?” Rama video-mesazh për qytetarët: Është strategjia që na ka sjellë deri këtu

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi live me qytetarët ka deklaruar sërish se Shqipëria ka arritur të ketë sukses në përballimin e luftës me Covid-19 për shkak të masave të shpejta që ka ndërmarrë.

20:14
Arrestohet milioneri për vrasjen e gruas së zhdukur dhe inskenimin e pengmarrjes

Një nga njerëzit më të pasur në Norvegji është arrestuar dje si i dyshuari kryesor për vrasjen e bashkëshortes, e cila është zhdukur gati dy vjet më parë.

19:50
U mbyll nga COVID-19/ Tregu kinez i insekteve rihapet pas 2 muajsh

Një treg kinez ku shiten akrepa, shumëkëmbësha, karkaleca dhe insekte të tjerë të skuqur është rihapur, pasi u mbyll për 70 ditë për shkak të shpërthimit të pandemisë së COVID-19.

19:45
Takimi romantik i arinjve polarë bëhet horror, mashkulli vret femrën që e refuzoi

Aurora dukej “e hapur” ndaj Baloo kur ata të dy u njohën me njëri-tjetrin në një kopësht zoologjik në Rusi, por ndryshoi mendje kur erdhi momenti për t’u çiftuar, dhe ai nuk e priti fare mirë.

19:45
Merkel kërkon sistem paralajmërimi nëse rastet me koronavirus fillojnë të rriten

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot se është i nevojshëm një sistem paralajmërimi në rast se numri i rasteve me koronavirus rritet përsëri.

19:42
Kryeministri i Rusisë infektohet me Covid-19

Moskë-  Kryeministri rus Mikhail Mishustin është prekur nga Covid-19. Sipas asaj që raportohet në mediat ndërkombëtare shkruhet se Mishustin i tha Presidentit Vladimir Putin të enjten se ai ishte diagnostikuar me koronavirusin e ri.

19:30
E kërcënuan me jetë/ Deputetja: E kam denoncuar rastin, e dimë se kush është personi

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte e ftuar deputetja e Parlamentit të Kosovës Eliza Hoxha. Ajoështë kërcënuar nga një përdorues i rrjete socialeve, i cili ka shkruar “Eliza Hoxha je e vdekur” . Në lidhje me këtë kërcënim ka reaguar dhe deputetja e cila shkroi: “

19:19
Ftesë në 5/ Mamaja i kërkon që të martohet, ja si përgjigjet Shpat Kasapi

Në “Ftes në 5” me Bieta Sulon, ishin të ftuar këngëtari Shpat Kasapi dhe mamaja e tij Gjylymsere.

19:14
Suedi, eksperti i koronavirusit pranon gabimet por insiston për hapjen e bareve

Krye-epidemiologu i Suedisë ka pranuar dje se reagimi i famshëm i vendit për qëndrimin hapur ndaj koronavirusit mund të jetë qenë i gabuar, vetëm në lidhje me qasjen ndaj shtëpive të të moshuarve, por jo me mbajtjen hapur të bareve e restoranteve.

19:12
Masa të reja antikorrupsion: Gjonaj prezanton planin e ri

Ministria e Drejtësisë ka prezantuar sot një draft-plan të ri katër vjeçar lidhur me luftën ndaj korrupsionit i cili do të shtrihet në harkun kohor 2020 – 2023.

19:06
Maqedoni e Veriut/ Shfuqizohet matura shtetërore, viti shkollor mbyllet më 10 qershor

Këtë vit shkollor nuk do të realizohen matura shtetërore, matura shkollore dhe provimi përfundimtar për shkollat e mesme tre dhe katërvjeçare.

19:04
Angli/ Krimi makabër, shqiptarja vret 7 vjeçaren në park

Një krim makabër i konsumuar nga një shtetase shqiptare, ka tronditur qytetin Bolton në veri të Anglisë më 22 Mars. Emily Jones shtatë vjeçe u godit me thikë përpara syve të babait të saj tek sa po luante me scooter.

18:55
Kosovë/ Të shtunën seanca për votimin e qeverisë, LDK ka siguruar votat

Të shtunën në orën 13:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë të kryesuar nga LDK-ja.

18:49
Plani i rihapjes graduale, Manastirliu: Ja bizneset që rihapen nga 11 Maji

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në vijim të prezantimit të strategjisë së rihapjes graduale ka deklaruar se prej datës 11 Maj do të lehtësohen një grup tjetër biznesesh, siç janë parukeritë, berberë, dentistë dhe dyqane në qendra tregtare, të cilat do të hapen me protokolle rigoroze sigurie.

18:48
Nga 4 maji do të lejohet lëvizja e taksive në të gjithë vendin, ja sa persona lejohen

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur strategjinë e ri-hapjes graduale për javën në vijim.

18:48
Kur hapen lokalet dhe restorantet? Manastirliu: Në këtë datë marrim hapat e mëtejshëm

Tiranë – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur strategjinë e ri-hapjes graduale për javën në vijim.

18:46
Ndryshon proceduara për të riatdhesuarit, ja çfarë thotë Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur strategjinë e ri-hapjes graduale për javën në vijim.

18:43
Ndërron jetë aktori indian me një karrierë 30-vjeçare në Hollywood

Irrfan Khan aktori i famshëm që e nisi karrierën në moshë të hershme në Bollywood por që më pas u bë i njohur ndërkombëtarisht, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare.

18:41
Manastirliu: Zonës së gjelbër do t’i shtohen edhe 18 bashki, emrat

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu prezantoi planin e hapjes dhe lehtësimit të masave që do të hyjnë në fuqi që nga data 4 Maj.

18:33
Luftanija e parë anti-radar Zumwalt i bashkohet forcave detare të SHBA

Marina e SHBA ka marrë në dorëzim luftanijen e parë anti-radar të njohur si kategoria Zumwalt, pas kompletimit të testimeve dhe aktivizimit të sistemeve të luftimit.

18:33
BE dorëzon pjesën e parë të ndihmës 5 milionë euro për Kosovën

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova dorëzoi sot pjesën e parë të ndihmës së BE-së për Kosovën prej 5 milionë eurosh për luftimin e Covid-19.

18:32
Dhurata e “pazakontë” e aktores bukuroshe për ditëlindjen e parë të vajzës

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar aktorja Diellza Kolgeci.

18:28
Akuzat e PD për koncesionin e Porto Romanos, reagon MIE: Kontrata në përputhje me ligjet në fuqi, padi për shpifje Çlirim Gjatës

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i është përgjigjur akuzave të ngritura nga Partia Demokratike ku këta të fundit akuzonin qeverinë se po u jep oligarkëve të karburanteve dhe ndërtimit me koncesion një port privat.

18:24
COVID-19/ Çifti i të moshuarve ndërron jetë gjashtë orë nga njëri-tjetri

Një çift të moshuarish nga Wisconsin i SHBA-ve, humbën jetën nga koronavirusi vetëm gjashtë orë larg njëri-tjetrit. Wilford Kepler, 94 vjeç dhe gruaja e tij Mary, 92 vjeçe, ranë në dashuri në kohën e Luftës së Dytë Botërore. Që nga ajo kohë e deri më tani kanë kaluar 73 vite, dhe ata kurrë nuk ishin ndarë nga njëri-tjetri, deri në momentin që virusi famëkeq i mori jetën.

18:19
PD: Edi Rama u jep oligarkëve të karburanteve dhe ndërtimit me koncesion një port privat

Partia Demokratike me anë të Sekretarit për çështjet Ligjore Çlirim Gjata ka hedhur akuza ndaj Qeverisë duke thënë se po u jep oligarkëve të karburantëve dhe ndërtimit një port privat.

18:15
Vetëvendosje dërgon dekretin e presidentit në Kushtetuese

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të presidentit, të bërë publik sot lidhur me mandatarin për kryeministër të ri të Kosovës.

18:15
Top Talk: Alarm falimenti. Shitja e automjeteve të reja në zero. Pit Stop edhe për “rent a car”

Në emisionin ‘Top Talk’ me gazetarin Denis Dyrnjaja, ditën e sotme ka qenë i ftuar administratorit i ‘Porsche Albania’ Gent Bushati. Ky i fundit është shprehur se situata e krijuar nga covid-19 në Shqipëri ka prekur shumë edhe bizneset që merren me serviset apo shit-blerjet e makinave.

18:13
Itali/ Rekord të shëruarish, bie numri i viktimave. Ulet me rreth 3000 persona numri i rasteve aktive

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 27967, që do të thotë janë 285 viktima në 24 orët e fundit.

18:11
Tunizia mohon njohjen e martesave homoseksuale por grupi vendas LGBT thonë se janë vendi i parë arab që e pranojnë

Qeveria e Tunizisë është detyruar të mohojë se ka njohur martesat e të njëjtit seks, pasi një organizatë vendase LGBTQ nisi festimet për “arritjen e diçkaje të tillë për herë të parë në një vend arab”.

18:07
Shtyhet sërish rikthimi i Bundesligës

Koronavirusi ka pezulluar futbollin anembanë Evropës, dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe në shtetin e Gjermanisë.

18:05
PSG shpallet edhe zyrtarisht kampion i Francës

Ka mbaruar pak më parë Këshilli Administrativ i Ligue 1.

17:56
Shifrat shpresëdhënëse/ Shërohen mbi 1 milion persona nga pandemia Covid-19

Mbi 1 milion persona janë shëruar nga koronavriusi. Shifra sa vjen e rritet ndërsa shumë shtete në mbarë botën po planifikojnë se si të rihapen pas masave shtrënguese të ndërmarra për frenimin e Cvoid-19.