Kthehen mjekët dhe infermierët, pas misionit në Itali do të qëndrojnë në karantinë për 2 javë

01/05/2020 00:36

Pas një misioni një mujor në Itali ku ndihmuan mjekët fqinjë me situatën e Covid-19, grupi i parë me 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë mbërritën në vendin tonë në oreë 22:30 mbrëmjen e së enjtes.

Sipas aktit normativ kushdo që hyn në vendin tonë duhet të karantinohet dhe për 30 pjesëtarët e stafit mjekësor u vendos që ata të qëndrojnë 14 ditë në shtëpitë e tyre.

Në bordin e avionit të Air Albania ishin edhe rreth 100 shqiptarë të cilët u riatdhesuan. Ata tashmë do të qëndrojnë në hotele, përkatësisht një pjesë në Durrës dhe një pjesë në Lezhë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel