Aksident ajror në Brazil, dy helikopterë përplasen në ajër, humbin jetën të gjitha personat që ishin në bord
“Filloi me një temperaturë pak më të lartë se 37. Ishte 22 dhjetor. Pastaj temperatura nisi të rritej e më shkoi 39. Mora në telefon urgjencën. Ditën tjetër, mjekët më dhanë antibiotikë”.
Një 41 vjeçare nga Milano rrëfen se vetëm tani është kuptuar që temperatura e çuditeshme e saj në fundin e vitit të kaluar, ishte në fakt Covid-19. Testi i antitrupave tani vonë e konfirmoi një gjë të tillë.
Ajo rrëfen se simptomat kishin ardhur në përkeqësim, me dhimbje të forta në brinjë e shpinë, kollë të dhunshme e shenja pneumonie. Pavarësisht kontrolleve të njëpasnjëshme, mjekët nuk i vunë dot një diagnozë të saktë. Pas një muaji arriti të shërohej e të ngrihej në këmbë.
Gruaja ishte rikthyer në punë kur në Lombardi shpërtheu epidemia e koronavirusit. Sëmundja e saj vazhdonte të konsiderohej një “ pneumoni anormale”. Vetëm tani përpara pak ditësh, bëri një test sierologjik, dhe aty u zbardh misteri. 41 vjeçarja kishte zhvilluar antitrupa kundër koronavirusit të ri, që do të thotë se sëmundja e çuditshme e saj, në fakt nuk kishte qene gjë tjetër veçse Covid-19.
Që prej atëherë, gruaja nuk ka pasur më asnjë problem dhe aktualisht nuk rezulton e prekur. Kjo do të thotë sipas mediave vendase, se 41 vjeçarja me shumë gjasë është infektuar pikërisht në Milano që në fundin e dhjetorit, kur mendohej gjerësisht se sëmundja ishte ende shumë larg dhe konsiderohej e kufizuar në Kinë.
Top Channel