10 mjekët dhe 20 infermierët të cilët u dërguan si ndihmë për Italinë rreth një muaj më parë kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Shqipëria. 

Sipas ligjeve dhe masave të vendosura ata do të qëndrojnë 14 ditë në karantinë ndërsa në aeroportin Nënë Tereza janë pritur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasirliu.

“Di që keni bërë një punë të lavdërueshme. Keni lënë mbresa tek stafi mjekësor por edhe tek pacientët. Jam e lumtur që nëpërmjet eksperiencës tuaj keni lënë vend për një faqe mes popullit italian dhe atij shqiptar. Eksperienca që ju keni marrë është e vlefshme për sistemin tonë mjekësor.” ka thënë Manastirliu.

FOTO GALERI
1/21

Top Channel