Xhamitë u mbyllën për shkak të koronavirusit, vogëlushi në Britani ndërton një prej letre

30/04/2020 22:35

Koronavirusi ka bërë që myslimanët ta kalojnë muajin e shenjtë të Ramazanit në shtëpi. Madje përveç traditave të këtij muaji, besimtarët myslimanë janë privuar dhe nga mos falja e namazit të teravive, për shkak të mbylljes së xhamive.

Yaha Murad Hussain, 8 vjeç, nga Yokshire e Britanisë së Madhe, duke mos pasur mundësinë për të shkuar në xhami, ndërtoi një të tillë prej kartoni. Nëna e tij, Auzma Yousaf, e ndihmoi atë me disa nga planet më të ndërlikuara gjeometrike.

Yaha përdori dhe letra shumë ngjyrëshe për të dekoruar xhaminë, po ashtu e aromatizoi me aroma të këndshme, të njëjtat që përdorin dhe xhamitë reale, për t’i dhënë kështu ndjesinë e plotë e të qenurit atje.

“Unë vendosa që të ndërtoj një xhami prej letre, për shkak se xhamitë janë mbyllur. Gjithashtu kohë m’u nevojit edhe për të përcaktuar vendin se ku do e bëja. Më duhej një zonë e veçantë në shtëpi, një vend paqësor. Është vërtetë magjike, ndihem sikur jam në xhami kur futem atje”, tha vogëlushi.

Ndërsa nëna e Yaha, Auzma, tha se ndihen krenarë që ndërtuan xhaminë. Po ashtu ajo shtoi se vogëlushi, veç se lutet në xhami, qëndron për një kohë të gjatë aty duke lexuar kuran.

“Ndihemi shumë krenarë që treguam durim dhe vendosmëri për ta përfunduar xhaminë. Yaha e përdor atë çdo ditë, jo vetëm për t’u lutur, por edhe për të lexuar kuran. Jo vetëm djali, por ne të gjithë si familje lutemi në xhaminë tonë të re”, u shpreh Auzma.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel