E konfirmon kryetari i komunës, rasti i parë me Covid-19 në Mitrovicë

01/05/2020 00:00

Ëshë shënuar rasti i parë me Covid-19 në Mitrovicë të Kosovës. Lajmin e bëri publik, Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Bahtiri me anë të një statusi në facebook njofton se e infektuara është një 27 vjeçare e cila është punëtore e supermarketit ETC. Bahtiri kërkon nga qytetarët t’i respektojnë udhëzimet e institucioneve qendrore të shëndetësisë për mbrojtje nga ky virus.

Ja postimi i plotë i Agim Bahtirit:

Qytetarë të dashur,

Edhe pas gjithë përpjekjeve që kemi bërë për marrjen e masave mbrojtëse nga koronavirusi COVID-19 dhe kujdesit të treguar për të cilin ju falënderoj përzemërsisht, sonte është konfirmuar rastin i parë pozitiv nga Mitrovica.

E infektuara është një 27 vjeçare me banim në lagjen Iliridë, e cila është punëtore e supermarketit ETC. Gjendja e saj është e mirë, ani pse po trajtohet sipas protokolleve mjekësore të parapara në ShSKUK.

Pas konsultimit me anëtarët e Shtabit Emergjent kemi marrë vendim për mbylljen e përkohëshme të ETC-së, ndërsa gjithë punëtorët e kësaj qendre tregtare dhe personat që kanë pasur kontakt me të infektuaren do të testohen IKShP-ja.

Edhe pse ky nuk është një lajm i mirë, ne nuk kemi nevojë për panik, sepse jemi komuna shembull për menaxhim të pandemisë së koronavirusit COVID-19.
Kërkesa ime për juve është e njëjtë sonte, pra t’i zbatoni me përpikëri udhëzimet e institucioneve qendrore të shëndetësisë për mbrojtje nga ky virus.

Me respekt,
AB

Top Channel