Unioni i studentëve është kundër/ “Shahini shkeli autonominë e universiteteve. Shqetësim mësimi online dhe tarifa”

30/04/2020 21:34

Unioni i Këshillave Studentorë, i quajti të padrejta vendimet e ministres së arsimit, Besa Shahinit. Unioni që përfaqëson studentët e të gjithë universiteteve publike gjykon se Ministria e arsimit ka shkelur autonominë e institucioneve të arsimit të lartë, kur nga ana tjetër e ka propaganduar,  sipas tyre, me zhurmë në çdo kohë. Ndërsa sot që është e nevojshme, universitetit nuk i merren për bazë vendimet që ka marr më para saj.

Për sa i përket kthimit në auditore, unioni i këshillave studentorë, vlerëson se ky njoftim i kthyer në fakt të kryer do t’iu shkaktojë mbingarkesë sepse kanë edhe provime të mbartura. Ndërsa shqetësimi i tyre është për vijimësinë e mësimit online, që i ka gjetur të papërgatitur sepse jo të gjithë kanë mundësi e akses në internet.  Nga ana tjetër, studentët theksojnë se paga e luftës për prindërit e tyre nuk mund të mbulojë tarifat e studimit, e kjo e fundit , thonë ata nuk duhet paguar e plotë për sa kohë nuk kanë frekuentuar auditoret.

Unioni i këshillave studentorë i drejtohet jo vetëm ministrisë së arsimit që kërkesat që kanë të merren në konsideratë, por edhe vetë universiteteve. “Mos luani rolin e spektatorit, por reagoni”- u kërkojnë studentët autoriteteve drejtuese të institucioneve ku studiojnë.

Top Channel