SHBA ka konsumuar pothuajse 80% të raketave mbrojtëse, komandantët paralajmërojnë: Rezervat e municioneve të Pentagonit në nivele të rrezikshme 04/08 23:00
Numri i njerëzve të rikuperuar nga infeksioni i koronavirusit në të gjithë botën ka tejkaluar sot shifrën një milion.
Sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti amerikan Johns Hopkins të shëruarit nga sëmundja e koronavirusit tani janë 1,014,809, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave është 233,405 kurse rastet e personave të identifikuar pozitiv nga Covid që nga fillimi i pandemisë është 3,257,520.
Shtetet e Bashkuara janë kryesuese në numrin e të shëruarve (154 mijë), e ndjekur nga Gjermania (123 mijë), Spanja (112 mijë), Kina (78 mijë) dhe Italia (76 mijë).
Në 24 orët e fundit Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar 2,053 vdekje të tjera në lidhje me koronavirusin.
Top Channel