Britaniku sulmon barbarisht policët kur e pyetën për arsyen e udhëtimit me tren

30/04/2020 21:40

Një njeri i dhunshëm sulmoi tre policë duke lënë pa ndjenja një prej tyre në një stacion treni në Britani, kur ata e pyetën nëse kishte arsye “esenciale” për udhëtimin e tij, mes kufuzimeve të koronavirusit.

Me një dërrasë ai goditi më pas dhe qenin shoqërues të policisë, duke i shkaktuar plagë në fytyrë. I çekuilibruari i fuqishëm, kishte tërhequr një nga oficerët duke e nxjerrë përpara një autobuzi në lëvizje.

28 vjeçari Nelson Nelson, doli jashtë kontrolli në stacionin hekurudhor të Nottingham ku sapo kishte ardhur, pasi policia e transportit e pyeti nëse udhëtimi i tij është “esencial”, sipas rekomandimeve të kufizimit të lëvizjeve prej pandemisë së koronavirusit.

Tashmë vandali përballet me deri në pesë vjet burg për sulmin.

Nelson gjithahtu abuzoi verbalisht me oficerët kur e ndaluan në stacion. Pas sulmit ai la pa ndjenja një oficere femër dhe goditi me grusht dy të tjerë, por u kap pas shtimit të forcave.

Avokati i tij Joe Harvey, tha: “Shkeljet ndaj tij u materializuan nga hiçi. Ai erdhi në Nottingham për të vizituar një mik në spital. Nuk e njeh qytetin dhe më tha se ndjehej i humbur në stacion. Gjithsesi pranon përgjegjësinë e tij për fajin”.

FOTO GALERI
1/3
Një njeri i dhunshëm sulmoi tre policë në stacionin e trenit tw Nottingham

Top Channel