Pas 3 orësh protestë te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit. Përplasje me anëtarët e FRPD, thirrje për mbledhjen e një Kuvendi Kombëtar
Në Open në Top Channel u fol edhe për situatën e koronavirusit në botë, ku gazetari Gerti Xhaja bëri një lidhje direkte nga Suedia.
Xhaja tha janë marra disa masa por jo si në vendet e tjera dhe Suedia ka kaluar direkt në hapin e dytë të pandemisë, në atë që quhet bashkëjetesa me virusin.
“Normalisht në fillim masat u kritikuan nga vendet e botës, kryesisht nga SHBA dhe vendet fqinje. Masa janë marrë. Masat e vendosura nga qeveria janë përkrahur nga qytetarët.
Teatrot dhe kinematë janë mbyllur. Në fillim u mor shumë lehtë nga qytetarët, por pastaj u bënë 2 thirrje që të moshuarit të mos dilnin dhe të mbahej distanca”- tha gazetari Xhaja.
Top Channel