E kërcënuan me jetë/ Deputetja: E kam denoncuar rastin, e dimë se kush është personi

30/04/2020 19:30

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte e ftuar deputetja e Parlamentit të Kosovës Eliza Hoxha. Ajoështë kërcënuar nga një përdorues i rrjete socialeve, i cili ka shkruar “Eliza Hoxha je e vdekur” . Në lidhje me këtë kërcënim ka reaguar dhe deputetja e cila shkroi: “

“Prej se kam hy në politikë përditë të lume marr ofendime publike e edhe në inbox kot e kot…

Liria me lincu dhe me stigmatizu në Kosovë është aq e jashtëzakonshme sa që kalon në shkelje, abuzim dhe kërcnim të tjetrit ….krejt kjo në emër të lirisë së mendimit dhe veprimit.

Kur kësaj ia shton faktorin gjinor ky presion dhe kjo luftë është edhe dy herë më e egër.

Sot po e ndaj këtë me të gjithë juve.

P.S. Me menduar ndryshe, me përfaqësuar diçka tjetër përtej asaj çfarë ti pëlqen dhe beson, për mua është begati…e për ty e disa të tjerë…po shihet”.

Sakaq, në lidhje me këtë kërcënim, Eliza tha “Në ftesë në 5”, se shpesh merr mesazhe bullizuese, por kërcënimi i qytetarit për të ishte i tepërt. “Kam pranuar kërcënime të ndryshme, por kjo ishte për jetën”, tha deputetja. Po ashtu ajo shtoi se e ka denoncuar rastin dhe se vëllezërit e saj kanë identifikuar personin, të cilin dhe e njohin.

“Në fakt se di sepse emocionet janë të përziera, pasi nuk është hera e parë. Politika e ka të theksuar bullizmin, por mundohesh për t’a anashkaluar. Por u bë e padurueshme kur më mbërriti ky mesazh. Ke qenë një person që kë punuar në vende të ndryshme, por gjithsesi  dhe mesazhet negative nuk duhet të jenë të bezdisshme. Për mua janë të pakuptimta. Unë kam duruar kërcënime të ndryshme, por kjo ishte për jetën. Kur e kanë verifikuar mendova që ka ardhur koha që të bëhet publike. Nuk kanë asnjë respekt minimal, për atë që përfaqëson dhe ke përfaqësuar dikur. Nëse nuk më pëlqen mos më ndiq, mos më shiko. Po e kam denoncuar në polici, dhe normalisht është në procedurë. Thjesht nuk pëlqej për të dramatizuar gjërat. Shpesh jam munduar për të anashkaluar situatën. Lufta, socializmi, komunizmi, demokracia, ato që kanë kaluar vendet në një shekull ne i kemi kaluar në një dekadë. Në fakt është shumë interesante që edhe prindërit dhe familjarët të mos i përfshij në punët e mia. Këtë rast janë marrë dy vëllezërit e mi, e njohin personin”, tha Eliza

Top Channel