E enjte, 21 Maj 2020
22:19
‘Nuk besoj te reforma në drejtësi’, Kryemadhi: E kapur nga Rama dhe krimi, ambasadorja amerikane është e qartë…

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, duke komentuar deklaratën e ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, në lidhje me fjalët që qarkullojnë për disa palë që duan ta sabotojnë Reformën në Drejtësi, tha se kjo është e vërtetë, dhe se LSI ka kohë që e ligjëron një gjë të tillë.

22:16
‘Ambasadorët u njohën me platformën tonë’, Kryemadhi: Ja çfarë u diskutua në takimin e opozitës me presidentin

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, duke folur në emisionin “Open” në Top Channel ka folur rreth takimit të opozitës me Presidentin.

22:09
Zbulohet dilema, ja kush e kishte dezhurnin natën që u shemb teatri

Shembja e Teatrit Kombëtar ka sjell debate të forta në emisionin “Open” në Top Channel, mes kryetares së LSI, Monika Kryemadhi dhe opinionistëve në panel.

22:04
Futbollistët në karantinë/ Të mbyllur në Kosovë me gjithë trajnerin

Situata me Covid-19 është drejt qetësimit në një farë mënyre dhe në shumë vende të Europës ka rifilluar stërvitja, ka filluar kampionati në Bundesligën Gjermane.

22:00
Petrit Vasili në Top Talk: për Reformën Zgjedhore nuk kemi arbitër ODIHR-in. Ka vetëm rol këshillues

Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili. Në studio u fol për tryezën e bisedimeve të reformës zgjedhore, pjesë e së cilës është dhe Petrit Vasili, si përfaqësues i LSI-së. Gjatë fjalës së tij, Vasili theksoi se roli i OSBE ODIHR-it në këtë proces është këshillues, ndërsa vendimet do të merren me konsensusin e të gjitha palëve të përfshira

21:57
Skandali i favorizimeve, kryeministri Johnson nuk do të hetohet për lidhjet me Jennifer Arcuri

Një grup mbikqyrës i policisë britanike vendosi sot se kryeminsitri Boris Johnson nuk do të përballet me hetim kriminal për favore të veçanta ndaj një biznesmeneje amerikane gjatë kohës kur ishte kryebashkiak i Londrës.

21:37
Gratë shtypen për vdekje në Sri Lanka gjatë shpërndarjes së ndihmës për Ramazan

Tre gra janë shtypur për vdekje nga turma gjatë shpërndarjes së ndihmave ushqimore në kryeqytetin e Sri Lanka-s, Colombo nga dëshpërimi i popullsisë pas shkatërrimit të ekonomisë nga masat e koronavirusit.

21:28
Kunat me Loredanën, reperi ka dy fjalë për marrëdhënien e tyre!

Këngëtari i njohur Gent Fatali ishte pjesë e “Ftesë në 5” përmes një lidhje Skype, nga ku për herë të parë pranoi lidhjen me Rozafën, motrën e Loredanës.

21:24
Jep dorëheqjen zv/ministrja e Arsimit, iu arrestua babai për trafik

Zv.ministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu, ka dhënë dorëheqjen mbrëmjen e sotme nga detyra që mbante, pasi babai i saj, Eduart Haxhiu, u arrestua si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që dërgonte emigrantë në SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe.

21:24
Pse Meta nuk e priti Yuri Kim? Si përgjigjet Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ka folur rreth deklaratës së Yuri Kim bërë sot për sa i përket një marrëveshje për të ‘vrarë’ Reformën në Drejtësi.

21:20
Gjyshja urdhërohet të fshijë fotot e nipërve të postuara pa lejen e prindërve

Një grua është detyruar të fshijë fotot e nipërve të saj që kishte postuar në rrjetet sociale pa lejen e prindërve, vendosi sot një gjykatë në Hollandë.

21:16
Shqetësimi i Yuri Kim për Reformën në Drejtësi/ Kryemadhi: Është marrëveshje e Ramës me…

E ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me shqetësimin e ambasadores së SHBA, Yuri Kim për një marrëveshje të fshehtë për Reformën në Drejtësi.

21:10
Vetëm një rast i ri me COVID-19 në Kosovë

Sot më 21 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 145 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

21:02
Thaçi thotë se nuk ka bërë asnjë presion mbi Kushtetuesen

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka komentuar deklaratën e Gjykatës Kushtetuese e cila pretendoi se po i bëhet presion nga caqe të ndryshme përkitazi me dekretin për mandatarin për formimin për Qeverinë e Kosovës.

21:00
“Plazhet si sportele aeroportesh”/ Ja si do të bëhet plazhi në Francë

Me sezonin turistik të verës që është pranë dhe me koronavirusin drejt zhdukjes, prioriteti kryesor i qeverive mbeten plazhet. Shumë vende janë duke ndjekur një protokoll strikt, për të ruajtur sigurinë dhe distancën mes pushuesve.

20:58
Befason gazetari i njohur: Shkoj tek shtëpitë e të tjerëve dhe bëj ligjin

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte gazetari Ervin Kurti. Në studio po flitej për marrëdhënien, që të ftuarit kanë me komshinjtë e tyre. Në një moment, gazetari tha se, për të shtëpia e tij, është “oazi i qetësisë” dhe nuk dëshiron ta shqetësoj ndonjë. Ndërsa ai vetë, thotë se shkon tek shtëpia e të tjerëve dhe “bën ligjin”.

20:57
Ja kushti që duhet të plotësojnë këngëtaret për të bërë një bashkëpunim me Gent Fatalin

 “Me çdo këngëtare që është artiste”, ky është kushti që reperi Gent Fatali, ka për bashkëpunëtoret e tij në muzikë. Megjithatë,  në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, reperi tha se ka dy të preferuara dhe që shumë shpejt mund të presim një bashkëpunim prej tyre, ato janë këngëtaret Dafina Zeqiri dhe Dhurata Dora.

20:56
Fillojnë provat klinike për trajtimin e Covid-19 me hidroksiklorokuinë

Punonjësit e kujdesit shëndetësor në spitalet britanike do të jenë pjesëmarrësit e parë në një studim global të testimit të ilaçeve kundër malarias, klorokuinës dhe hidroksiklorokuinës për të parë nëse ato mund të përdoren për trajtimin ose parandalimin e Covid-19.

20:52
Për dy vite na e paska mbajtur të fshehtë/ Gent Fatali na prezanton me të dashurën

Shumë foto kemi parë, por ata asnjëherë nuk e kanë pranuar që janë në një lidhje. E kemi fjalën për reperin Gent Fatali dhe Rozafa Zefin. Mirëpo në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Genti vendosi të thyente heshtjen dhe pranoi se ka dy vite që është në një lidhje me Rozafën.

20:51
E gjitha ndodh për një arsye! Gent Fatali rrëfen pse është shkëputur nga muzika

Nuk kishte ndodhur më parë, që reperi Gent Fatali, të qëndronte nëntë muaj pa publikuar një këngë. Mirëpo, e gjitha e ka një shpjegim, Genti është duke u marrë me biznes, ndaj dhe ka qëndruar kaq larg muzikës. Këtë gjë ai e zbuloi në studion e emisionit “Ftesë në 5”, në një bashkëbisedim me Bieta Sulon. Mbi të gjitha Genti e pranoi se biznesi po i merr shumë kohë dhe po shpenzon shumë energji.

20:50
Polici amerikan përdhunon femrat që mori për xhiro me makinën e patrullës

Një oficer policie në detyrë mori në makinën e tij të punës dy femra që i njihte dhe më pas i përdhunoi, u tha sot në gjyqin e tij.

20:45
‘Marrëveshja e fshehtë për Reformën në Drejtësi’, vjen reagimi Ambasadorit të BE: Nuk është koha të rihapet diskutim…

Një deklaratë e beftë e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim për sa i përket një marrëveshje të fshehtë për Reformën në Drejtësi ka bërë që të reagojnë faktorët politik dhe ndërkombëtar në vendin tonë.

20:26
Trump thotë se po tërheq SHBA nga traktati Qiej të Hapur për fluturimet, fajëson Rusinë

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar vendet aleate se do të nxjerrë vendin e tij nga një nga mekanizmat e paktë të mbetur për kontrollin e armëve– traktati ;Qiej të Hapur’ – duke cituar si arsye shkeljet e Rusisë ndaj marrëveshjes.

20:25
“Marrëveshje e fshehtë”, reagon Basha pas deklaratës së Juri Kim

Ambasadorja e SHBA-ve, Juri Kim nëpërmjet një statusi në tëitter shkroi se ka dëgjuar fjalë se ka një marrëvëshje për reformën në drejtësi.

20:05
Epike/ Theu Karantinën! Kryebashkiaku shtiret si i vdekur për t’i shpëtuar arrestimit

Kryetari i bashkisë, në një qytet të vogël të Perusë, u shtir si i vdekur, për t’i shpëtuar arrestimit të policisë, pasi akuzohet se ka  thyer karantinën, për të pirë diçka me miqtë.

20:00
Ushtria e Venezuelës shoqëron çisternat iraniane drejt Caracas prej bllokadës detare të SHBA

Caracas ka njoftuar se po dërgon mjete ajrore e detare për t’u siguruar që pesë çisternat iraniane me rreth 1.5 milionë fuçi naftë të mbërrijnë të sigurta në ujërat venezuelane, pas raportimeve se SHBA do të përpiqet të pengojnë mbërritjen e dërgesës.

19:55
Fotot/ Duken si në një planet tjetër, 17 imazhe që nuk do ta besoni se ekzistojnë vërtetë

Tani, kur pothuajse të gjithë kemi një telefon celular me qasje në internet, dimë shumë gjëra rreth botës.

19:41
Të afërmit infektohen me koronavirus pas larjes së trupit të viktimës së Covid-19

Të paktën 15 njerëz kanë rezultuar pozitivë koronavirus pasi refuzuan këshillat për të hequr dorë nga rituali i pastrimit të trupit të të vdekurit në Indonezi.

19:35
​Renault mbyll katër fabrika në Francë, gjashtë modele të rrezikuara?

Prodhuesi francez do të ndërmarrë hapa për të kursyer 2 miliardë euro deri në vitin 2022. Për të arritur shkurtimet e planifikuara të tregut, Renault po konsideron gjithashtu mbylljen e disa fabrikave, shkruan AutoNews, duke cituar mediat lokale.

19:33
“Dakord…ferri është bosh” Rama reagon pas deklaratës së papritur të Yuri Kim për Reformën në Drejtësi

“Dakord” ky ka qenë qëndrimi i kryeministrit Edi Rama për sa i përket reagimit të bërë nga Ambasadorja Amerikane në Shqipëri Yuri Kim lidhur me ecurinë e Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

19:22
Fotot/ Cikloni shkatërrimtar lë në qiell të hapur mijëra familje, pa energji mbi 14 milionë persona

Një ciklon shkatërrimtar ka goditur Indinë dhe Bangladeshin duke lënë pas dhjetëra viktima dhe dëme kolosale.

19:03
Zbulohet identiteti/ Infermieres ruse në të brendshme i ofrojnë punë si modele

Janë shfaqur sot pamjet e para të infermieres ruse që u penalizua dje për shërbimin ndaj pacientëve të koronavirusit vetëm me të brendshme dhe veshje mbrojtëse transparente.

18:59
“Marrëveshje e fshehtë për të vrarë reformën në drejtësi”, reagon ambasadorja amerikane

Ambasadorja e SHBA-ve, Juri Kim nëpërmjet një statusi në twitter është shprehur se fjalët për një marrëveshje për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri shpreson të mos jenë të vërteta.

18:54
Itali/ Bie numri i viktimave dhe rasteve nga koronavirusi

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 32486, që do të thotë janë 156 viktima në 24 orët e fundit.

18:48
​Avdullah Hoti bëhet gati për Qeverinë e re

Ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë vendimin final, mandatari Avdullah Hoti duket se është gati për formimin e qeverisë së re.

18:45
Tërmet i lehtë në Durrës

Një tërmet me magnitudë 3 i shkallës rihter është ndjerë pak më parë në Durrës. Sipas raportimeve lëkundjet kanë qenë të lehta, por që qytetarët janë shqetësuar disa pasi akoma nuk e kanë harruar tërmetin e 26 nëntorit.

18:40
Aktorja amerikane burgoset për mashtrimin e pranimit të fëmijëve në universitet

Aktorja e njohur amerikane Lori Loughlin, e serialit “Full House”, dhe bashkëshorti i saj, stilisti Mossimo Giuannulli, janë deklaruar fajtorë për një skemë mashtrimi të pranimit në universitete.

18:38
Serbia rihap kufijtë, ishin mbyllur që nga 15 marsi

Qeveria e Serbisë vendosi të enjten për rihapjen kufijve të saj, pasi i kishte mbyllur ato më 15 mars, për të luftuar përhapjen e koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

18:34
Britania e Madhe tejkalon 36 mijë viktima nga Covid-19, ja sa humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit

Britania e Madhe raportoi për 338 viktima nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

18:20
Modeli i Oxford/ Në nëntor, disfata e madhe e Trump

Ekonomia është shndërruar nga aseti ndoshta më i madh i presidentit Donald Trump, në dobësinë e tij më të madhe.

18:11
Betimi i tre prokurove të rinj të SPAK tek Meta, reagon Yuri Kim: Progresi në Reformën në Drejtësi duhet…

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar lidhur me  betimin  të tre prokurorëve të SPAK te Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

18:09
Mike Tyson rikthehet në formë dhe i stërvitur, me motivacion ish-kryetarin Mao Cedung

Ish-i tmerrshmi i boksit Mike Tyson vijon të duket në formë fenomenale fizike, teksa u ka dhënë fansave të tij një ide të re të forcës dhe shpejtësisë së tij të goditjes.

18:01
Top Talk: Ping Pongu me reformën zgjedhore. Petrit Vasili nuk kemi ikur nga tryeza. Kemi paraqitur kërkesat, presim përgjigje

Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili. Prezenca e opozitës së bashkuar, me komponentë të LSI-së dhe PD-së,  në portestën e realizuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” u duk se sfumoi, atë që është quajtur, tyreza e bisedimeve për reformën zgjedhore. Mirëpo, gjatë fjalës së tij në “Top Talk”, Petrit Vasili e hodhi poshtë këtë hipotezë dhe tha se, opozita nuk e ka braktisur tryezën e bisedimeve për reformën zgjedhore, por më datë 29 shkurt, ata kanë paraqitur të gjitha kërkesat e tyre dhe janë në pritje të përgjigjes nga pala tjetër, në këtë rast Partisë Socialiste dhe opozitës parlamentare.

17:52
Christina Aguilera nis një sfidë të re

Këngëtarja e famshme Christina Aguilera ka nisur një sfidë të re në Instagram ku fton personazhe të tjerë të famshëm por edhe fansat e saj që të bëhen pjesë.

17:52
19 të arrestuarit për kanabis/ Gjykata e Kukësit jep masat e sigurisë, kërkohet transferimi i çështjes në SPAK

KUKËS- Gjykata e Kukësit pasditen e sotme ka dhënë masat e sigurisë për grupin e të arrestuarve në kuadër të operacionit “Shënmëri 2020”,  ku në pranga ranë 19 persona, pas kontrolleve për kanabis.

17:43
Homazhe për baristen 23 vjeçare britanike që vdiq duke jetuar ëndrrën në Spanjë

Homazhe të shumta kanë ardhur për një bariste të re britanike që u gjet e vdekur kësaj jave në shtëpinë e saj në rezortin e Magaluf, Spanjë, teksa miqtë e saj kanë ngritur një faqe kontributesh për të sjellë trupin e saj në Britani.

17:28
Nga shitja e qumështit me qese, tek burgu i arinjve/ Këto gjëra vërtetojnë se Kanadaja është vend unik

Kanadaja njihet si një nga vendet më të veçanta në botë dhe kjo për shumë arsye.

17:26
​Johnson nuk do të ndiqet penalisht për aferën me biznesmenen amerikane

Kryeministri britanik Boris Johnson nuk do të ndiqet penalisht për lidhjen e tij me një biznesmene amerikane me të cilin ai mund të ketë qenë në një lidhje, njoftoi të enjten organi vëzhgues i policisë britanike.

17:16
Fisi i largët i Amazonës kuron koronavirusin me mjaltë dhe lëkurë peme

Një fis i largët i rajonit të Amazonës është rikthyer te mjekimet tradicionale për të kuruar pandeminë e koronavirusit, ndërsa autoritetet janë akuzuar për neglizhencë në trajtimin e sëmundjes.

17:11
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Do të bashkëpunojmë me çdo qytetar për rrëzimin e diktaturës

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nëpërmjet një statusi në Facebook ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka edhe katër kërkesa. Ata shprehen se do të bashkëpunojë me çdo grupim qytetar dhe individ për rrëzimin e diktaturës dhe ringritjen e demokracisë në vend.

17:06
Fotot/ Ndodh në Zagreb, shoferët rrihen në mes të rrugës

Pamjet e përleshjes, e cila ishte tema kryesore në shumë rrjete sociale, tregon dy shoferët që luftojnë në një udhëkryq.

16:54
Shembja e Teatrit Kombëtar, flet djali i NAIM FRASHËRIT: Isha pro! Babai donte një teatër të ri, gjunjët i kishte copë nga gozhdët e skenës

Aktori Anil Frashëri, djali i Artistit të Popullit Naim Frashëri, flet në një intervistë për newsbomb.al lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar. Babai i tij, Naim Frashëri, një nga Themeluesit e Teatrit Kombëtar, ka lënë shumë kujtime të pashlyeshme në atë Teatër që u shemb.

16:50
Rusia i jep Sirisë gjashtë gjuajtës të rëndë MiG-29

Moska i ka dhënë Damaskut gjashtë gjuajtës MiG-29 për të shtuar forcat ajrore të Bashar al-Assad, si dhe përmirësimin e efikasitetit të saj ndaj sulmeve ajrore izraelite.

16:39
Rita Ora i vë “flakën” Instagramit (FOTO)

Rita Ora njihet për postimet e saj provokuese në Instagram, sidomos gjatë stinës së verës.

16:39
​40 kosovarë kthehen nga Kroacia, pritet të vendosen në karantinë

Një autobus me rreth 40 persona që kanë mbetur në Kroaci që nga koha e shfaqjes së pandemisë, është nisur për në Kosovë.

16:38
Izolimi në Itali, sjell pasoja në shëndetin mendor

Covid 19 i ka marrë jetën më shumë se 32 mijë personave në Itali dhe ka shkaktuar kaos në sistemin shëndetësor të vendit dhe në ekonomi.

16:34
Covid-19/ Trump i akuzoi për vrasje në masë, reagon Kina

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nuk i zbut aspak deklaratat për kinën dhe mënyrën se si ajo e ka menaxhuar pandeminë e koronavirusit

16:26
Fotot/ Një tjetër lloj lejleku i rrallë vjen për të banuar në Shqipëri, pamjet e mrekullueshme

Një tjetër lejlek po aq i mrekullueshëm gjendet në Shqipëri. Ai njihet me emrin Lejleku i zi (??????? ?????) dhe sikurse shumë shpendë të tjerë folezues, vjen në Shqipëri gjatë stinës së pranverës.

16:17
Pas largimit nga familja mbretërore, Harry përfundon në psikiatri

Princ Harry vuan nga stresi post-traumatik dhe mesa duket nuk mundet më që ta fshehë këtë fakt.

16:11
54 vjeçari vdes nga koronavirusi, kompania italiane punëson të shoqen e ve me tre fëmijë

Erminio Misani, 54 vjeç nga Bellusco në Lombardi, vdiq më 25 mars nga Covid-19. Kompania ku ai punonte prej 30 vitesh vendosi të marrë në punë të shoqen e tij të mbetur të ve, e cila e quante gjestin shumë prekës.

16:02
Afrika e Jugut/ Covid-19 i merr jetën foshnjës së porsalindur

Një bebe vetëm dy ditëshe ka humbur jetën nga koronavirusi në Afrikën e Jugut duke u bërë një nga viktimat më të reja të virusit në botë.

15:53
Turistët në Greqi, pa teste dhe pa karantinë!

Greqia do të lejojë turistët të hyjnë në vend pa u bërë testin e koronavirusit apo pa i futur në karantinë kur fluturimet ndërkombëtare të rifillojnë më 1 korrik.

15:51
Kishte 15 vite e martuar/ Etleva sjell në jetë trinjakë me anë të fertilizimit “In Vitro”

15 vite të martuar, Enverit dhe Etlevës, i kishin munguar të qarat, trazirat apo të qeshurat e fëmijëve në shtëpi. Këto mungesa, u kompesuan disa muaj më parë, ku Entleva solli në jetë tre djem, trinjakë, me anë të fertilizimit “In Vitro”.

15:41
Solidaritet gjatë Ramazanit/ Nisma e besimtarëve që frekuentojnë xhaminë e Selitës

Muaji i Madh i Ramazanit ka afruar gjithmonë e më shumë njerëzit me njëri tjetrin duke i bërë të harrojnë në një farë mënyre pandeminë COVID19 dhe nga ana tjetër ka nxjerrë në pah solidaritetin dhe dëshirën e besimtarëve për të ndihmuar njerëzit në situata të vështira financiare, besimtar dhe jo besimtarë.

15:36
Del përroi nga shtrati/ Korçë dhe Pogradec, përmbyten banesa dhe rrugët

Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme edhe në qarkun juglindor të vendit.

15:33
Anëtarët e rinj të SPAK betohen para Presidentit

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sot ceremonia solemne e betimit të tre anëtarëve të rinj të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Sotir Kllapi, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

15:29
Përmbytje në Durrës/ Moti i keq shkakton vështirësi për qarkullim

Reshjet e dendura të shiut mëngjesin e së enjtes kanë shkaktuar probleme të shumta në qarkullimin e automjeteve dhe njerëzve në Durrës.

15:26
Zgjedhjet sipas sistemit danez/ I jep më shumë mundësi të vegjëlve dhe deputetëve të spikatur

Në një kohë kur reforma zgjedhore është kryefjala e politikës shqiptare, ishte deputetja Rudina Hajdari e cila si rrufe në qiell të hapur hodhi në publik me shumë finesë një propozim të ri.

15:22
Opozita mblidhet në zyrën e Metës/ Diskutimi për Teatrin dhe Reformën Zgjedhore

Kur u duk se shembja e Teatrit Kombëtar i ndau në publik, drejtuesit e opozitës u bashkuan tek Ilir Meta.

15:15
Protestë për teatrin te SPAK/ Aleanca kërkon hetime për shembjen e ndërtesës

Vatra e protestës vijuese te Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit u zhvendos para godinës se Prokurorise se Posacme SPAK.

15:07
“Hetim parlamentar për Teatrin”/ Debat në Kuvend, opozita përplaset me mazhorancën

Shembja e Teatrit Kombëtar dominoi debatet gjatë seancës plenare.

14:58
Habit shkencëtari amerikan: Mos shpresoni tek vaksina, ndërkohë që …

Një shkencëtar amerikan thotë se njerëzit nuk duhet ti varin shpresat e tyre tek një vaksinë për covid 19, që do të zhvillohet shpejt ndërkohë që numri i infektimeve globale kapërcen shifrën 5 milionë pas rritjeve në Amerikën Latine, përfshirë Brazilin që ka regjistruar thuajse 20 mijë raste të reja në 24 orë.

14:53
Kur gabon nga thjeshtësia/ Dita e dasmës i kthehet në ferr, shokohet kur shikon të ëmën (FOTO)

Një nuse 33-vjeçare në Australi, ka rrëfyer për ndjekësit e saj në rrjete sociale, ngjarjen e pabesueshme që i ka ndodhur ditën e dasmës.

14:49
Banka Botërore miraton kredinë milionëshe për Projektin e Emergjencës COVID-19

Ministria në detyrë e Financave dhe Transfereve në Kosovë ka bërë ditur se Asociacioni Zhvillimor Ndërkombëtar, pjesë e Bankës Botërore, ka miratuar të enjten kredinë për 46 milionë eurosh për “Projektin e Emergjencës COVID-19”.

14:47
Kryemadhi: Rama e shembi Teatrin sepse nuk pati fat të luajë në të. Me bandat e tij rrënoi një shtet të tërë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se Rama e shembi Teatrin Kombëtar pasi nuk pati fat të luajë në të.

14:45
Mbledhja e KLP, ja çfarë vendimesh u morën

Sot është mbajtur mbledhja plenare e radhës e Këshillit të Lartë të Prokurorisë përmes platformës on-line në kuadër të masave të marra si pasojë e pranisë në vend të pandemisë e shkaktuar nga virusin Covid-19.

14:39
35-vjeçari ra nga lartësia ku po punonte dhe humbi jetën/ Arrestohet inxhinieri i një firme ndërtimi

Është arrestuar në flagrancë inxhinieri i një firme ndërtimi dhe procedohet penalisht administratori i firmës nënkontraktore, pasi ditën e djeshme, në rrugën “3 Dëshmorët”, në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi A. K., 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

14:37
Kompania britanike “EasyJet” rikthen fluturimet nga 15 qershori

Kompania britanike, EasyJet do të rikthejë disa fluturime më 15 qershor, derisa pasagjerëve dhe pjesës tjetër të stafit i është thënë se duhet të vendosin maska.

14:32
Rama për Teatrin: Aty ta hanë veshin minjtë, imagjinoni të ishte spital, Budina aktor dytësor dhe shumë komunist…

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në parlament ka bërë batuta lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar, madje duke iu referuar edhe shprehjes së Kryemadhit për të, ka thënë se tek Teatri të ha veshin miu pasi teksa artistët performojnë dramë minjtë bëjnë karshillëk.

14:20
“Kam një lajm të mirë”/ Rama: Projektin origjinal të Teatrit që u shemb do ta ndërtojmë diku tjetër me funksion tjetër

Kryeministri Edi Rama tha se projektin origjinal të Teatrit që u shemb do ndërtohet diku tjetër.

14:19
Kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, Rama tregon si investitori i vuri në tavolinë projektin e një …

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kryeministri Rama ka treguar edhe një histori në kohën kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës.

14:15
Ndau historinë personale në Kuvend/ Kryemadhi i kthehet Ramës: Dashurinë për fëmijët mund ta bëjmë duke mos i përdorur për halle politike

Pasi kryeministri Edi Rama ndau një histori personale në kuvend, ku familjari i tij kishte qenë në një spital në SHBA dhe kishte përfunduar në gjendje kome, vjen një reagim nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

14:09
Rama: Berisha dramaturg, Meta komedian, Luli artisti i huazuar politikës

Gjatë fjalës së tij, nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Rama u ndal te teatrin, koronavirusin dhe akuzat e opozitës.

14:00
15 punonjës thanë se nuk janë paguar/ Nisin hetimet për një shoqëri të transportit publik në Tiranë

Top Channel mëson se Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet ndaj një shoqërie të transportit publik, pasi 15 punonjës së saj kallëzuan se nuk janë paguar që nga dhjetori, madje as sigurimet.

13:57
“Nisi si projekt por nuk përfundoi kurrë”/ Rama për teatrin: Ishte fëmija bastard, i marrëdhënies mes autorit dhe luftës

Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra nga foltorja e Kuvendit për Teatrin duke e konsideruar si fëmija ‘ilegal dhe bastard’ i marrëdhënies mes autorit arkitekt italian dhe luftës fashiste.

13:49
Takimi me ambasadorët/ Meta: Shembja e Teatrit, dëm i pamerituar ndaj procesit të integrimit europian të vendit

Presidenti lir Meta organizoi sot një takim pune me Ambasadorët e të gjithave vendeve të Bashkimit Europian, të akredituar në Tiranë, si dhe me Ambasadorin e Delegacionit të BE-së, z.Luigi Soreca.

13:44
Kriza ekonomike në vend, Basha takim me përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë.

13:38
Kriza e koronavirusit “ndihmon” kriminelët në internet

Për shkak të koronavirusit, jo vetëm ata që kanë punuar në distancë por edhe shumë njerëz të tjerë, kanë kaluar më shumë kohë para kompjuterave, qoftë për tu informuar, argëtuar apo porositur mallra online.

13:31
Rama jep lajmin: Brenda majit hapemi tërësisht, përgatitemi për sezonin turistik

Kryeministri Edi Rama tha se brenda majit vendi do të hapet tërësisht.

13:31
Maliqi-Leshajt: Kush ishte kriminel te Teatri Budina, Liçaj apo Kryemadhi?

Në seancën plenare të zhvilluar në Kuvend, Lefter Maliqi, ish- drejtor i burgjeve i ka kthyer përgjigje ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në Kuvend, sa i përket çështjes së Teatrit Kombëtar dhe përplasjeve mes policisë dhe protestuesve.

13:24
Java e punës 4 ditë? Zelanda e ka testuar: Me sukses!

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka inkurajuar sistemin me katër ditë pune në javë, me qëllim të rritjes së turizmit të brendshëm.

13:23
Ndryshimi i sistemit zgjedhor/ Gjiknuri: Do shpërbënte Kushtetutën, nëse…

Bashkëkryetari i Komisionit të Rerformës Zgjedhore Damian Gjiknuri në seancën parlamentare lidhur me sistemin zgjedhor, tha që ndoshta është dhe momenti për ta ndryshuar por nëse bëhet në formën që po kërkojnë opozita joparlamentare dhe parlamentare do shpërbënte Kushtetutën.

13:21
Nëna e katër fëmijëve habit të gjithë, del pa pantallona në rrugë (FOTO)

Kim Kardashian nuk e ka aspak problem që të tregojë edhe anën e saj të egër, gjatë kësa periudhe të izolimit si pasojë e Covid-19.

13:18
OBSH njofton numrin më të madh të rasteve me koronavirus brenda një dite

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin të mërkurën në lidhje me rritjen e numrit të rasteve të reja me koronavirusit në vendet e varfëra, ndërsa shumë vende të pasura kanë nisur të lehtësojnë kufizimet.

13:12
Ministrja Margariti: Teatrin e ri do e kenë, por llum do hidhet siç u hodh te…

Ministrja e Kulturës, Eva Margariti në seancën parlamentare tha se dialogu për Teatrin kishte filluar 20 vite më parë dhe se godina prej krijimit të saj kishte vetëm lagështi dhe të vetmet ndërhyrje ishin disa arna.

13:09
Miçigan, operacioni “prerje flokësh”/ Protestë kundër izolimit

Pas tubimeve masive në të cilat u panë edhe protestues të armatosur, ata që janë zemëruar nga masat kufizuese anti virus në shtetin amerikan të Miciganit kanë nisur tashmë operacionin ‘prerja e flokëve”.

12:58
Lojërat Olimpike mund të anulohen tërësisht

Çështja e zhvillimit të lojrave Olimpike të Tokios në vitin 2021 po kthehet tashmë në një debat.

12:53
Emrat/ Ja kush janë 3 të piketuarit e radhës që OFL u nisi formularin

Operacioni Forca e Ligjit, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 3 personave në qytetin e Tiranës.

12:48
Pasojat e Covid-19/ ​Pesëdhjetë për qind e gjermanëve do të qëndrojnë në shtëpi këtë verë

Gjysma e qytetarëve të Gjermanisë do të kalojnë pushimet e tyre në shtëpi këtë vit për shkak të krizës koronare dhe nuk planifikojnë udhëtime, sipas një sondazhi të opinionit publik të transmetuar nga shërbimi publik ARD të enjten.

12:46
Kurti: Duam dialog me parime, takimi i ardhshëm varet nga Brukseli

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se kalendari i takimeve të ardhshme me Serbinë varet nga Brukseli.