Befason gazetari i njohur: Shkoj tek shtëpitë e të tjerëve dhe bëj ligjin

21/05/2020 20:58

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte gazetari Ervin Kurti. Në studio po flitej për marrëdhënien, që të ftuarit kanë me komshinjtë e tyre. Në një moment, gazetari tha se, për të shtëpia e tij, është “oazi i qetësisë” dhe nuk dëshiron ta shqetësoj ndonjë. Ndërsa ai vetë, thotë se shkon tek shtëpia e të tjerëve dhe “bën ligjin”.

Një rast e kemi parë të gjithë, teksa në transmetim live në emisionin “E Diell”, Kurti “gërmoi” në çdo cep të shtëpisë, së këngëtares Ingrid Gjoni. Por një rast tjetër interesant, Ervini na e zbuloi vetë, kur tha se kishte shkuar tek shtëpia e një shoqeje dhe i kishte vënë në dukje papastërtitë.

“Për mua shtëpia është oazi i qetësisë dhe nuk dua të më shqetësoj njeri. Por unë  vetë shkoj tek shtëpitë e të tjerëve dhe bëj ligjin, shkova tek shtëpia e Ingrid Gjonit dhe i hapa live frigoriferin, i kontrollova çdo cep të shtëpisë. Madje takova një shoqen time, që jeton në Itali, shkova në shtëpinë e saj dhe i thash, o zemra mos ke marrë pastruese, pse më tha, po shiko pak ato merimangat në tavan”, tha duke qeshur gazetari.

Top Channel