‘Marrëveshja e fshehtë për Reformën në Drejtësi’, vjen reagimi Ambasadorit të BE: Nuk është koha të rihapet diskutim…

21/05/2020 20:45

Një deklaratë e beftë e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim për sa i përket një marrëveshje të fshehtë për Reformën në Drejtësi ka bërë që të reagojnë faktorët politik dhe ndërkombëtar në vendin tonë.

Së fundmi ka ardhur një reagim edhe nga ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili thotë se nuk është koha të rihapet diskutimi mbi bazat e Reformës në Drejtësi.

Reagimi i Sorecës:

“Zbatimi i Reformës në Drejtësi vazhdon dhe duhet të ruhet. Ky nuk është koha për të rihapur diskutimin mbi bazat e tij, por për të rritur efikasitetin dhe forcimin e burimeve që disponon. Për të dhënë drejtësi të pavarur të përditshme që qytetarët shqiptarë meritojnë dhe për të çuar përpara Shqipërinë në rrugën e saj për në BE.”

Top Channel