Sulmi me dron në Lajpcig, reagimi i kryeministrit Rama: Nuk ndodhi në zonë gri, është akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kryeministri Rama ka treguar edhe një histori në kohën kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Rama u shpreh se në atë kohë i ka shkuar në zyrë një investitor që i paraqiti projektin e Plaza në truallin e teatrit kombëtar. Ai tha se nuk e lejoni aty ndërtimin e Plaza-s sepse ai truall ishte i teatrit Kombëtar.
Rama hodhi dyshime edhe për pllakat që i janë hequr Piramidës.
Rama: Në atë kohë kur kam qenë kryetar i Bashkisë, kur kam pritur në zyrë një investitor. Një biznesmen që nuk ia përmend emrin sepse nuk jam rrugac. Vetëm rrugaçët e përdorin foltoren për të sulmuar njerëz me emër dhe mbiemër, që janë në punët e tyre si biznesmenë. Ky investitor me një grup gjermanësh kanë ardhur në zyrë dhe kanë paraqitur projektin e Plaza në truallin e Teatrit Kombëtar. Projekti ishte i bukur me bare restorante.
I thash shumë i bukur projekti por këtu do të ndërtohet Teatri i ri Kombëtar. Mund të bëhet te Piramida, por Teatri nuk është plateja, por skena. Teatri që duket është shpeshherë gjysma e teatrit që nuk duket. Piramida nuk e ka këtë mundësi. Megjithatë kjo nuk bëhet i thash.Nuk u bë ajo dhe as ai.
Kur ajo të vijë bashkë me Hamletin ‘të jesh a mos jesh’ në pushtetin e popullit nuk do të ketë mbetur më asgjë. Jo 6 milion euro të investuara pa problem te piramida sepse bijtë e Shekspirit dhe kuritzanet e komedive franceze në atë kohë kishin punë të tjera më të rëndësishme.
U vunë disa shkallë, hekuri nga brenda dhe u zhvesh piramida. Të gjitha pllakat u morën gjatë ndërtimit. Nuk e di tani nëse kanë shkuar për pllaka në banjot në Kodrat e Diellit dhe të hënës, apo në brigjet e Adriatikut
Top Channel