Ushtria e Venezuelës shoqëron çisternat iraniane drejt Caracas prej bllokadës detare të SHBA

21/05/2020 20:00

Caracas ka njoftuar se po dërgon mjete ajrore e detare për t’u siguruar që pesë çisternat iraniane me rreth 1.5 milionë fuçi naftë të mbërrijnë të sigurta në ujërat venezuelane, pas raportimeve se SHBA do të përpiqet të pengojnë mbërritjen e dërgesës.

“Kur ata të hyjnë në zonën tonë ekonomike, do të shoqërohen nga Forcat e Armatosura Bolivariane në shenjë falenderimi dhe solidariteti,” tha ministri i mbrojtjes së Venezuelës, Vladimir Padrino López, duke iu referuar pesë mjeteve iraniane që pritet të mbërrijnë në fund të muajit.

Njoftimi i tij vjen pasi një zyrtar i Uashington tha javën e kaluar për agjencinë Reuters se Uashingtoni po merr në konsideratë masa “për pengimin e dërgesës”.

Komenti i tij solli zemërim në Teheran, ku zëdhënësi i ministrisë së jashtme Abbas Mousavi akuzoi SHBA për “pirateri” dhe u zotua për “reagim deçiziv” nëse Uashingtoni pengon kalimin e çisternave.

Top Channel