Homazhe të shumta kanë ardhur për një bariste të re britanike që u gjet e vdekur kësaj jave në shtëpinë e saj në rezortin e Magaluf, Spanjë, teksa miqtë e saj kanë ngritur një faqe kontributesh për të sjellë trupin e saj në Britani.

23 vjeçarja nga Crewe, Danielle Finlay Brookes, u gjet e vdekur në apartamentin e saj në ishullin e Mallorca, ndërsa policia tha se nuk po e trajton ngjarjen si të dyshimtë.

Trupi i Danielle u gjet pasi fqinjët e alarmuar hynë me forcë dhe lajmëruan policinë.

Miqtë e Danielle kanë hapur një faqe kontributesh në rrjetet sociale për transportin e trupit të saj dhe kostot e funeralit.

Në faqen e ngritur nga Nicki Dee, thuhet: “U zgjuam me lajmin e trishtë sot në mëngjes, që ti nuk je më me ne. Familja jote kërkon kthehesh ti dhe sendet e tua, dhe me ndihmën e miqve e familjarëve do ta bëjmë të mundur këtë”.

Disa nga miqtë e saj sugjeronin se izolimi i koronavirusit kishte ndikuar të renë drejt vetëlëndimit.

“Të bllokohesh në apartament, me mendjen tënde që bën saltro, është shumë e vështirë të buzëqeshësh. Sidomos kur beson se askush nuk do të merakoset nëse zgjohesh ditën që vjen. Magaluf ka humbur një vajzë të mrekullueshme që kujdesej për të gjithë”, shkruanin miqtë e saj vendas.

Danielle punonte në barin ‘Three Lions Karaoke’ në ishullin turistik spanjoll.

Ajo e përshkruante veten si një “mbretëreshë që po ndërton perandorinë e saj” dhe punonte prej disa vitesh në Magaluf.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel